Art&Argëtim

Ofendime dhe kërcënime në BBV,Arbana Osmani merr kontrollin:Mund të largohesh që sot

15 Janar 2022, 11:40 Nga DOSJA
Ofendime dhe kërcënime në BBV,Arbana Osmani merr kontrollin:Mund

TIRANË- Balerini Tan Brama pretendon se tenisti Arbër Sulstarova nuk ia ka thënë bisedën siç duhet për atë që ka ndodhur mes tij dhe Xheisarës, ndaj dhe ka shpërthyer në ofendime. Arbëri teksa diskutonte në Prime shprehu se ka ardhur të tregoj një pjesë të vlerave dhe secili duhet të ketë limite. Pas tij ka ndërhyrë moderatorja Arbana Osmani, e cila i është drejtuar balerinit duke i thënë se nëse nuk rri dot pa ofenduar të largohet nga BBV.

Arbri: Ne këtu kemi ardhur vetëm, dimë të ofendojmë, të kërcënojmë e të jemi vulgar. Atë nuk do ta bëj. Tani ka përdorur shumë fjalë të rënda dhe ka kërcënuar duke thënë të tregoj jashtë, duke ofenduar tenisin. Është temë shumë decizive dhe s’më ka pëlqyer që përveç Dagzit, Ilirit dhe Beniadës, askush nuk ka reaguar. Edhe më pas ka përdorur fjalë shumë të rënda. Këto lloj kërcënimesh dhe ky lloj agresiviteti nuk duhet të përdoret kundrejt asnjë banori. Unë kam ardhur të tregoj një pjesë të vlerave dhe secili duhet të ketë limite.

Pas kësaj ka reaguar edhe moderatorja Arbana Osmani e cila ia ka bërë të qartë Tan Bramës:

“Nëse mendon se mund të diskutosh pa ofendime dhe kërcënime, nëse mendon se mund ta bësh me argument, mund të qëndrosh. Nëse jo mund të largohesh që sonte nga shtëpia e BBV”.

(F.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arbër sulstarova tan brama arbana osmani arbër sulstarova tan brama

Sondazh

Poll