Bota

100 mln euro fitimi/Kapen 412 kg kokainë në Itali, fshehur mes letrave të riciklimit

14 Janar 2022, 11:18 Nga DOSJA
100 mln euro fitimi/Kapen 412 kg kokainë në Itali, fshehur mes letrave

XHENOVA/ITALI – Guardia di Finanza italaine dhe policia vendase kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine në portin e Spezias. Sipas agjentëve doganorë, të cilët konstatuan ngarkesën në fjalë, bëhet fjalë për 412 kilogramë kokainë, të cilat u kapën në një kontajner të nisur nga Republika Domenikane me destinacion Portin e Valencias në Spanjë. Kontejneri ishte mbyllur me një vulë të falsfikuar.

Kokaina u gjet e fshehur në ngarkesa që mbanin letër për riciklim dhe ishte e konfeksionuar në 12 kuti që mbanin 359 pako, ndërsa rezulton se është e një cilësie mjaft të lartë dhe në rast se do të hidhej në treg do të kapte vlerën e mbi 100 milionë euro.

Kjo është ngarkesa e dytë e madhe me kokainë e kapur në portin e Spezias. Dy vite më parë 338 kg kokainë u gjetën fshehur në pllaka graniti në një kontenjer i nisur nga Brazili.

Marrë nga

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kokaine ne itali kokaine ne itali

Sondazh

Poll

Bota 14 Janar 2022, 09:50

Dhjetë metra i gjatë dhe me kafkë një ton

Dhjetë metra i gjatë, me kafkën që peshon një ton, këto janë përmasat e fosilit të një zvarraniku detar, ihtiozauri, që gjetën së fundi studiuesit britanikë në ...