Bota

Epidemiologu gjerman: Fundi i pandemisë mund të jetë në verë, Covid do jetë si gripi

14 Janar 2022, 11:06 Nga DOSJA
Epidemiologu gjerman: Fundi i pandemisë mund të jetë në

GJERMANI – Epidemiologu gjerman, Klaus Ster është shprehur se pandemia mund të jetë drejt fundit, ndërsa sipas tij, në Gjermani nuk është më i domosdoshëm gjurmimi i kontakteve të rasteve me COVID.

‘Nëse një masë e madhe e popullsisë shfaq simptoma të lehta , janë asimptomatike dhe po ashtu kanë antitrupa, atëherë karantina e kontakteve është e pakuptime. Ne kemi nevojë për një plan daljeje’, tha Ster, i cili vijoi më tej duke u shprehur besimplotë se pandemia COVID me fillimin e verës do të shkojë drejt fundit.

‘Me fillimin e verës, pandemia thuajse do të përfundojë. Atëherë një infeksion me koronavirus do të jetë i krahasueshëm me sëmundje të tjera të frymëmarrjes, siç është edhe gripi’, ka shpjeguar ai.

Virologu gjithashtu beson se pandemia është duke evoluar në këtë drejtim, sepse gjithnjë e më shumë njerëz po infektohen dhe se numri i pacientëve të shtruar në spitale po zvogëlohet gradualisht.

‘Ndërsa mutacionet e reja mund të minojnë më mirë mbrojtjen imunitare, ata ndoshta do të jenë më të lehtë në përhapjen e tyre’, shprehet më tej ai, ndërsa apelon që qytetarët të mos neglizhojnë vaksinën.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid në gjermani epidemiologu gjerman covid në gjermani epidemiologu gjerman

Sondazh

Poll

Bota 14 Janar 2022, 09:50

Dhjetë metra i gjatë dhe me kafkë një ton

Dhjetë metra i gjatë, me kafkën që peshon një ton, këto janë përmasat e fosilit të një zvarraniku detar, ihtiozauri, që gjetën së fundi studiuesit britanikë në ...