Art&Argëtim

Përlotet Bebe Rexha, fjalët mallëngjyese në letrën që i dërgoi Michelle Obama: Të jam mirënjohëse

26 Qershor 2019, 13:54 Nga DOSJA
Përlotet Bebe Rexha, fjalët mallëngjyese në letrën

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka marrë një letër falenderuese nga Michelle Obama, gjë që e ka prekur jashtë mase.

Në një postim në rrjetet sociale, Rexha ka publikuar letrën ku ish-Zonja e Parë e SHBA-ve shpreh mirënjohje për këngëtaren shqiptare. Këtë postim ylli shqiptar e ka shoqëruar me një emoji me një fytyrë të përlotur.

Kjo e fundit ka dhënë kontributin e saj në në një nga eventet e organizuara Obama “College Singing Day”.

Ky event është krijuar me synimin për të inkurajuar të rinjtë që të ndjekin studimete larta me prioritet në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë më e mirë. Michelle Obama dëshironte që në vitin 2020 Amerika të kishte numër më të lartë të studentëve të diplomuar.

Letra e dërguar nga Michelle Obama drej Bebe Rexhës.

E dashur Bebe! Dua të të falenderoj jshatë mase që dhe kontributin tënde në Ditën Kombëtare të Regjistrimit në Universitet. Të jemi mirënjohës për kohën, energjinë, zërin dhe dhembshurinë me të cilat ti frymëzove të rinjtë që të shfrytëzojnë potëencialin e tyre.

E kam nisur programin “Reach Higher” që kur isha Zonjë e Parë sepse doja që të rinjtë ta dinë se pavarësisht pengesave, vazhdimi i shkollës së lartë pas shkollës së mesme është e domosdoshme për një të ardhme të sukseshme.

Falë përkuhtimit dhe entuziasmit tënd këta të rinj mund të synojnë pak më lart dhe të kenë ëndrra pak më të mëdha. Të vlerësojmë shumë dhe shpresojmë të vazhdojmë punën bashkë krah më krah për të çuar më tej vizionin dhe vlerat e përbashkëta për një të nesërme më të mirë.

 Barak dhe unë ju urojmë më të mirën, ty dhe njerëzve të tu të dashur.”

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha michelle obama perlotet bebe rexha bebe rexha michelle obama perlotet bebe rexha

Sondazh

Poll