Bota

Talebanët derdhin 3 mijë litra alkool në kanal: Të mallkuar ata që e konsumojnë

3 Janar 2022, 14:52 Nga DOSJA
Talebanët derdhin 3 mijë litra alkool në kanal: Të mallkuar

AFGANISTAN – Zyrtarët talebanë derdhën rreth 3,000 litra pije alkoolike në një kanal në Kabul si një goditje ndaj shitjes së alkoolit në Afganistan.

Sipas The Independent, një video e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës (GDI) tregoi stafin e saj duke derdhur alkoolin e ruajtur në fuçi në kanal pasi e kapi atë gjatë një bastisjeje në kryeqytet.

Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës (GDI) shkroi në Twitter: Një njësi operacionale speciale…u arrestuan tre shitës pijesh alkoolike në zonën Kart-e-Char të Kabulit me rreth 3,000 litra alkool, sipas një sërë raportesh të besueshme të inteligjencës

د ا.ا.ا د استخباراتو لوی ریاست ځانګړې عملیاتي قطعې د یو لړ مؤثقو کشفي معلومات پر اساس د کابل ښار کارته چهار سیمه کې درې تنه شراب پلورونکي له شاوخوا درې زره لېتره شرابو/الکولو سره یو ځای ونیول.
نیول شوي شراب له منځه یوړل شول او شراب پلورونکي عدلي او قضايي ارګانونو ته وسپارل شول. pic.tëitter.com/qD7D5ZIsuL

— د استخباراتو لوی ریاست-GDI (@GDI1415) January 1, 2022

“Zoti e ka quajtur alkoolin diçka të shëmtuar dhe kërkon nga muslimanët të jenë seriozisht të distancuar nga alkooli. Profeti islamit, i ka mallkuar të gjithë ata që e prodhojnë dhe e shpërndajnë. Konsumi alkoolit është i keq, akoma edhe më i keq për vendin tonë nga këqijat që sjell“, thotë Sheikh Zahorullah, udhëheqës fetar.

Pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam, madje edhe nën regjimin e mëparshëm të mbështetur nga perëndimi, shitja ose konsumimi i pijeve alkoolike ishte i ndaluar. Është raportuar se bastisjet ndaj tregtarëve të alkoolit dhe të varurve nga droga janë shtuar në Afganistan që kur talebanët morën vendin në gusht të vitit të kaluar.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afganistan qeveria e talebaneve talebanet afganistan qeveria e talebaneve talebanet

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2022, 14:32

VIDEO/ Fund i pandemisë apo e ardhme me virusin

KOSOVË- Variante të reja të koronavirusit SARS-COV-2 vazhdojnë të shfaqen. Njerëzit vazhdojnë të preken nga sëmundja që e shkakton ai, COVID-19.A do të për...

Bota 3 Janar 2022, 14:16

Ligji i ri/ Austria miraton vetëvrasjen e asistuar

AUSTRI- Një ligj që lejon vetëvrasjen e asistuar ka hyrë në fuqi në Austri. BBC raporton se Austria ka lejuar vetëvrasjen për të rriturit që janë të sëmurë përf...