Art&Argëtim

‘Të dua shumë Donald’, Arbana i kthehet Arbërie Hadërgjonajt: S’ke patur këtë mendim

2 Janar 2022, 15:55 Nga DOSJA
‘Të dua shumë Donald’, Arbana i kthehet Arbërie

TIRANË- Spektakli i 1 Janarit ka qenë plot surpria për banorët e ‘Big Brother Vip’. Këngëtarja Beatrix Ramosaj është surprizuar nga tezja e saj Arbërie Hadërgjonaj. Albëria teksa përqafonte mbesën, tha se Beatrixën e ka si vajzën e saj dhe është shumë e lumtur që ajo po përjeton këto emocione me Donaldin. Moderatorja Arbana Osmani i është ktheyer pas këtij komenti Arbëries, duke i thënë se në fillim nuk ka patur këtë mendim për aktorin Donald Veshaj.

“Donaldin e kam shumë zemër, të dua shumë Donald”,- i tha Albëria Donaldit ndërsa Arbana ndërhyri dhe i kujtoi deklaratën që bëri pak kohë më parë, ku ia linte fajin produksionit.

“Sikur s’ke patur këtë mendim para ca kohësh, kam lexuar ca tituj portalesh hëhëhë”,- i tha Arbana, referuar intervistës ku Albëria shprehej se produksioni po i shfrytëzon për shikueshmëri Beatrixën dhe Donaldin.

“Shiko se po e vë veten në prizmin e nënës. Shqiptarët më mirë dinë punët e tjetrit sesa të vetat. Beatrix është një vajzë e re, që pëlqen një djalë dhe i dha dritën jeshile, s’ka asgjë të keqe, unë kam lënë burrin me kalamaj, s’u bë nami”, -u përgjigj Albëria.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbërie hadërgjonaj beatrix ramosaj donald veshaj arbërie hadërgjonaj beatrix ramosaj donald veshaj

Sondazh

Poll