Bota

Në paraburgim në Hagë! Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa festojnë ditëlindjen në qeli

1 Janar 2022, 10:07 Nga DOSJA
Në paraburgim në Hagë! Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa

HAGË– Dy ish-pjesëtarët e UÇK-së, Salih Mustafa e Jakup Krasniqi festojnë sot ditëlindjet e tyre. Krasniqi, i lindur më 1951 në fshatin Negroc të Drenasit, sot mbush 71 vite, ndërsa Salih Mustafa mbush sot 50 vite.

Ata po bëjnë më shumë se 1 vit që gjenden në dhomat e paraburgimit në Hagë për shkak të akuzave për krime lufte.

Gjykimi ndaj Mustafës filloi më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Në daljen e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora jakup krasniqi salih mustafa jakup krasniqi salih mustafa

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2022, 09:49

Izraeli raporton për raketa të hedhura nga Gaza

IZRAEL- Ushtria izraelite tha se dy raketa të hedhura nga Gaza kanë rënë në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Tel Avivit në orët e para të 1 janarit.Ushtr...

Bota 1 Janar 2022, 09:02

FOTO/ Si u festua Viti i Ri në botë

Qytetarët në mbarë botën festuan Vitin e Ri. Shumica e shteteve vendosën një sërë kufizimesh për festat e fundvitit, me qëllim të frenimit të përhapjes së mëtej...