Aktualitet

Aksidenti në Fushë Milot, brenda fuoristradës që doli nga rruga ishin edhe dy fëmijë

29 Dhjetor 2021, 07:25 Nga DOSJA
Aksidenti në Fushë Milot, brenda fuoristradës që doli nga

LAÇ – Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Fushë – Milotit në aksin Laç- Lezhë ku një automjet tip foriustradë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Nga të dhënat mësohet se, në makinë ndodheshin një familje nga Mirdita, çifti i bashkëshortëve dhe dy femijët. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja, e cila eshte derguar për mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë.

Ky aksident ka ndodhur në të njejtin vend që ndodhi dhe aksidenti fatal dy ditë më parë, ku i mori jetën një vogëlushi 3-vjeçar si dhe babait të tij.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lac aksident ne lac

Sondazh

Poll