Art&Argëtim

‘Pse i the Arjolës mos më zgjidh”, Iliri kurioz për Meridianin: M’u lut tre herë

27 Dhjetor 2021, 09:24 Nga DOSJA
‘Pse i the Arjolës mos më zgjidh”, Iliri kurioz për

TIRANË- Mënyra me ‘zinxhir’ për të dalë në eleminim, vazhdon të diskutohet brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Balerini Ilir Shaqiri është bërë kurioz për personat që nuk u shpëtuan nga ky zinxhir dhe i ka drejtuar pyetje Meridianit. Ai e pyeti Meridianin se pse i tha Arjolës që mos të thoshte emrin e tij. Ai u shpreh se nuk donte që të shpëtonte Monikën vetë ai, meqenëse ia kërkoi aktorja e njohur.

Iliri: Kot për kuriozitet, të betohem, pse i the Arjolës mos më zgjidh mua te zinxhiri?

Meridiani: Sepse nuk jam i kënaqur me Monikën që e ka përshtypjen për Einxhel dhe nuk e thotë. Dua të jem shumë i drejtë me njerëzit për disa gjëra. Unë Arjolën e kam shoqe edhe jashtë, e kur të dal jashtë dua ta shoh në sy. Nuk më intereson fare. Nëse publiku mendon se kaq ishte për mua, le ta vendosin ato, jo njerëzit këtu, e vendosin ato.

Iliri: E padiskutueshme

Meridiani: Nuk më shqetëson fare kjo pjesë. Por për aq kohë sa ti i ke mendimet edhe nuk i thua e bën të kundërtën, unë nuk jam me ty dhe nuk të shpëtoj dot. Ma tha Arjola të lutem, të lutem, e më përpara më ka thënë ‘mua Monika është personi që më ka mbajtur në kokë këtu

Iliri: Ok, me një fjalë të shpëtoi ty që ti të shkoje tek ajo

Meridiani: Unë nuk e bëja dot se thashë është çështje karakteri. Preferova te rrezikoja veten se sa nesër kur të dal të thotë u tregove kështu

Iliri: Nuk e kisha kuptuar këtë pasazhin prandaj

Meridiani: Ma tha 3 herë ‘të lutem shpëtoje’. Monika kur nuk të shpëtoi ty që ke dy muaj e gjysmë këtu, pres të bëjë për mua.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip ilir shaqiri meridiani big brother vip ilir shaqiri meridiani

Sondazh

Poll