Art&Argëtim

Kur ke punë për të bërë po s’ta ka shumë qejfi, macja dembele “shëtit” shtëpinë

25 Dhjetor 2021, 19:28 Nga DOSJA
Kur ke punë për të bërë po s’ta ka shumë

SHBA –  Një video shumë e këndëshme po bën xhiron e rrjetit ku tre miq katërputroshë luajnë me njëri-tjetrin teksa në shtëpi po bëhen punët e përditëshme.

Video e publikuar në Instagram tregon maçokun persian, të quajtur Eric, i cili është disi më dembel nga miku i tij, Ollie një maçok bukurosh ngjyrë portokalli dhe shihet teksa shëtit me fshesën robotike të korrentit teksa Ollie është shtrirë gjithë përtaci mbi divan.

 

 

A post shared by Instagram (@instagram)

E teksa fshesa robotike lëviz me maçokun sipër në shtëpi rreth tyre vrapon qenushi tip Pomerian, Darcy. Të bësh punët e shtëpisë me tre miqtë nëpër këmbë nuk është e lehtë por duket se i zoti i tyre nuk e sheh si problem dhe argëtohet bashkë me ta.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete virale macja macja e memeve macja garfild macja macja e memeve macja garfild

Sondazh

Poll