Art&Argëtim

Kartolina festive, Harry dhe Meghan postojnë foton e parë të vogëlushes Lilibet

23 Dhjetor 2021, 16:08 Nga DOSJA
Kartolina festive, Harry dhe Meghan postojnë foton e parë të

MBRETËRI E BASHKUAR – Meghan Markle dhe Princi Harry shpërndanë foton e parë të vajzës së tyre, Lilibet “Lili” Diana, si pjesë e kartës së Krishtlindjes 2021, të publikuar gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë .

Sipas Page Six, në foto, Meghan, 39 veçe, shihet duke mbajtur Lilin në ajër, ndërsa Harry, 36, ulet pranë tyre me fëmijën e parë të tyre, djalin 2-vjeçar Archie Harrison, në prehrin e tij. Harry, Meghan dhe Archie kanë veshur të gjithë xhinse në portretin familjar, i cili është realizuar gjatë verës nga fotografi Alexi Lubomirski, ndërsa Lili ka veshur një fustan të bardhë që i përshtatet këmishës së vëllait të saj të madh.

Këtë vit, 2021, ne mirëpritëm vajzën tonë, Lilibet, në botë. Archie na bëri një mami dhe një “babi, dhe Lili na bëri një familje”, është mbishkrimi i kartolinës.

Çifti njoftoi gjithashtu se Fondacioni i tyre Archewell do të bëjë donacione këtë sezon festash për organizata të ndryshme që nderojnë dhe mbrojnë familjet, duke përfshirë “Team Rubicon” dhe “Paid Leave for All”.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz lilibet diana meghan markle princi harry lilibet diana meghan markle princi harry

Sondazh

Poll