Art&Argëtim

Labinot Tahiri revoltohet nga mungesa e energjisë: Populli nuk bën zë, pagova…

23 Dhjetor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Labinot Tahiri revoltohet nga mungesa e energjisë: Populli nuk bën

KOSOVË- Kriza e energjisë në Kosovë, ka bërë që njerëzit të përballen me mungesën e dritave, ngrohjes veçanërisht sot kur kufizimet zgjatën mbi dy orë. Këngëtari Labinot Tahiri duket se është revoltuar nga kjo situatë, ku me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur se populli po duron shumë.

“Dje e pagova 325 euro, por prapë pa rrymë! Kam ardhur në perfundimin që ky popull e duron edhe kijametin, veë me e lajmëru më herët ashtu si KEDS-i me sms e ne pajtohemi me fatin! Kur qytetari i ka borxh KEDS-it, nuk ia fal, po shkon e ia këput rrymen në shtyllê pa fije rahmeti! E kur qytetarëve KEDS-i iu ka borxh, i lë në terr, kërkon falje dhe mirëkuptim! Popull bujar jemi ne, kush nuk bën zë por rri kështu ndër jorgan tuj thanë bëhet mirë?! Mundësisht nesër mos e lëshoni fare se vallah, ju kuptojmë se jeni “shumë korrekt”! Duron ky popull, duron bacooo, grahini!“-shkruan ai.

Kriza energjitike, e cila ka prekur të gjithë Evropën së bashku me vendin tonë ka prekur edhe Kosovën. Reduktimet e furnizimt me energji në Kosovë u njoftua nga data 23 dhjetor dhe qytetarët po përballen me mungesën e dritave dhe ngrohjes prej disa ditësh. 

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz kriza e energjise elektrike labinot tahiri kriza e energjise elektrike labinot tahiri

Sondazh

Poll