Art&Argëtim

Aktori i Spider-Man pranon se ka fjetur me studentet e tij: Kjo ishte e gabuar

23 Dhjetor 2021, 08:02 Nga DOSJA
Aktori i Spider-Man pranon se ka fjetur me studentet e tij: Kjo ishte e gabuar

SHBA- Aktori James Franco ka pranuar se ka fjetur me studentet të një shkolle aktrimi që ai drejtonte më parë. Mediat e huaja shkruajnë se para katër vitesh kundër tij u ngritën akuza për sjellje të pahijshme seksuale. Aktori nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimet e bëra kundër tij në janar 2018, kur Los Angeles Times raportoi se pesë gra e kishin akuzuar atë për sjellje që i konsideronin të papërshtatshme.

Franco tha se akuzat nuk ishin “të sakta”, megjithatë shtoi se ai nuk donte të “mbyste” njerëzit që “kishin zë”,por tani Franko ka pranuar se ndërsa jepte mësim, ai “flinte me studentet dhe kjo ishte e gabuar”. 

 “Në vitin 2018 kishte disa ankesa për mua në një artikull dhe në atë moment mendova: Do të hesht, do të bëj pauzë. Nuk m’u duk koha e duhur për të thënë diçka. Kishte njerëz që ishin të mërzitur me mua dhe më duhej të dëgjoja,’– tha ai.

Më pas aktori ka treguar se luftoi me varësinë ndaj seksit pasi u bë varës nga alkooli që në një moshë të re.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz james franco james franco

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Dhjetor 2021, 18:45

10 filmat më të mirë për festat e fundvitit

Festat e fundvitit kanë mbërritur dhe është koha perfekte për të parë me familjen disa nga filmat më festivë për këtë sezonë.  Sipas Buzzfeed këto janë disa nga...