Ekonomi

Mes 197 vendeve pasaporta e Shqipërisë renditet e 89-ta për nga rëndësia

21 Dhjetor 2021, 14:48 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Global Citizen Solutions, një kompani konsulence mbi investimet për emigracionin bazuar në të dhënat ka publikuar Indeksin Global të Pasaportave. Pasaporta e Shqipërisë është renditur e 89-ta për nga rëndësia, mes 197 vende të marra në studim. Pasaporta shqiptare është cilësuar nga më pak të preferuarat, pasi si dokument iu jep poseduesve të saj 50% të benefiteve.

Poseduesit e pasaportës shqiptare kanë akses në 122 vende, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 93. E vlerësuar me 61.54 pikë. Me të ardhura kombëtare bruto (GNI) prej 14.450 dollarë dhe me një tatim personal prej 23 për qind, Shqipëria renditet në vendit e 110 në Indeksin e Investimeve, me 43.1 pikë.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale pasaporta shqiptare pasaporta shqiptare

Sondazh

Poll