Art&Argëtim

‘Nuk mundem dot më, dua të dal nga këtu’, Beatrix shpërthen në lot në BBV

19 Dhjetor 2021, 21:02 Nga DOSJA
‘Nuk mundem dot më, dua të dal nga këtu’, Beatrix

TIRANË – Këngëtarja Beatrix Ramosaj në mënyrë të papritur ka kërkuar sot të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip. E rrethuar nga Donald Veshaj dhe Antonela Berisha ajo përsërit se do që të lërë shtëpinë.

Gjatë ditëve të fundit, Trixa është shfaqur në gjendje jo të mirë emocionale dhe duket se nk po e duron dot më presionin brenda shtëpisë duke kërkuar kështu ndërprerjen e rrugetimit të saj në BBV.  Donaldi e shikon fillimisht i habitur dhe e pyet nëse është e sigurt për vendimin por Trixa duket e palëkundur. Ajo vazhdon të përsërisë faktin se e njeh veten dhe e kupton që nuk është mirë.

“Nuk mundem dot më. Unë e di se si bëhem dhe nuk dua të qëndroj më këtu. Dua të shkoj në shtëpi”,- tha ajo mes lotësh.

Donaldi dhe Antonela dhe Sarah Berisha janë munduar që ta qetësojnë, por nuk dihet nëse gjendja e saj emocionale do të stabilizohet.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz antonela berisha beatrix ramosaj donald veshaj shtepia e big brother vip antonela berisha beatrix ramosaj donald veshaj shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll