Ekonomi

Çmimet më të larta në 10 vite/ Qytetarët ankohen: Para festave do të rriten sërish

14 Dhjetor 2021, 15:27 Nga DOSJA
Çmimet më të larta në 10 vite/ Qytetarët ankohen:

Të gjithë jemi dëshmitarë të rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës. Sipas OKB-së nëntori shënoi nivelin më të lartë të çmimeve në 10 vitet e fundit, në rang global. Qytetarët shprehen se rritja e çmimit të bukës është ajo që nuk përballojnë dot. Ndërkohë që shtojnë se edhe frutat dhe perimet gjithashtu kanë pësuar rritje, por çmimet do të kapin “kulmin” në fund të këtij viti, duke marrë shkas edhe nga festat. 

“Të shtrenjta të gjitha, nga buka, perimet, frutat, mielli, sheqeri, vaji. Po bëj bukë në shtëpi. Kisha 20 vjet që nuk bëja bukë vetë. Rrogat nuk ndryshojnë. Nafta në qiell, gazi po ashtu. Ne jemi pensionistë dhe t’u blejmë dhurata nipërve dhe mbesave, për festat që po vijnë, s’e kemi mundësinë. Gjëmojmë ku janë tregjet lira. Më i lirë është Gabi. Janë rritur të gjitha me 100, 200, 300 lekë”.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale rritja e çmimeve rritja e çmimeve

Sondazh

Poll