Art&Argëtim

A mori ftesë për BBV? Çiljeta: Më shijon më shumë shtëpia ime

16 Dhjetor 2021, 06:29 Nga DOSJA

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, është një nga personazhet publikë më aktive në rrjetet sociale, ku shpesh poston foto të përditshmërisë së saj dhe ndonjëherë bën edhe biseda me ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një story, ku ndjekësit e saj kanë mundësinë t’i shkruajnë pyetje ose komplimente dhe ajo t’iu përgjigjet.

Të shumta kanë qenë komplimentet për këngëtaren simpatike, por në këtë ‘’ask me a question’’ në Instagram, që ka zhvilluar ajo, kemi zbuluar edhe disa gjëra të tjera rreth saj, me pyetje të ndryshme nga planet për projekte muzikore deri tek reality show, Big Brother Vip.

‘’Je shumë e mirë. Kur do nxjerrësh një baladë?’’- i shkruan një ndjekës.

‘’Them të rikompozoj edhe një herë këngën ‘’Dorëheqja’’që e kam pikë të dobët dhe ta risjell edhe një herë me një super klip. Baldë të re? Ndoshta në ndonjë festival.’’- u përgjigj Çiljeta nëpërmjet një videoje.

Ndërkohë një tjetër pyetje kishte të bënte me planet e saj për fëmijë, ku një ndjekës tjetër e pyet: Do i bësh një motër Fernandos? Këngëtarja nuk ka dashur të kthejë një përgjigje të saktë ose të qartë, ndaj është përgjur thjesht me një emoji.

Sigurisht, nuk mund të mungonin pyetjet në lidhje me programin Bigg Brother Vip, ku Çiljeta ka zbuluar se e ka marrë edhe ajo ftesën për të qenë pjesë, gjithashtu ajo ka zbuluar edhe banorin që dëshiron ta fitojë çmimin e madh.

‘’Po të kishe marrë ftesë për në Big Brother do kishe hyrë?’’– pyet ndjekësi.

Dhe këngëtarja ka dhënë këtë përgjigje: Në fakt e mora por më pëlqen më shumë shtëpia ime.

Një tjetër pyetje është për Arjolën: Çfarë mendimi ke për Arjola Demirin?

‘’Arjola është një super mami mendoj unë, dhe me thënë të drejtën uroj ta fitojë.’’- ka thënë Çiljeta./Marre nga Panorama

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz çiljeta xhilaga çiljeta xhilaga

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Dhjetor 2021, 20:49

Si mund të fitosh para nga Snapchat?

SHBA- Kompania Snapchat ka shpërndarë  më shumë se 250 milion dollarë për më shumë se 12,000 përdorues të rrjetit social përmes programeve Spotlight, i cili ësh...