Art&Argëtim

Zbardhen mitutat e fundit të jetës së Salome, fjalët rrënqethëse që tha e bija

22 Qershor 2019, 09:50 Nga DOSJA
Zbardhen mitutat e fundit të jetës së Salome, fjalët

Edith Gonzales, aktorja e mirënjohur e telenovelave ka ndërruar jetë duke dëgjuar tingujt e muzikës që e bija luante në kitarë. Aktorja meksikane vdiq ndërsa vajza e saj po këndonte një këngë me kitarë.

Një javë pas vdekjes së saj, Victor Manuel, vëlla i aktores, zbuloi në programin “Ventaneando” se para se të kalonte, Edith González kishte një buzëqeshje në fytyrë.

“Ajo ra në gjumë, ajo u largua me paqe, vajza e saj luajti një këngë me kitarë “,– u shpreh vëllai i aktores së ndjerë gjatë intervistës.

Vajza e saj, Costanza ka rrëfyer për marrëdhënien e ngushtë me nënën e saj dhe përkushtimin e madh që tregonte ndaj të bijës pavarësisht të gjitha lodhjeve.

Mamaja ime ishte një person i mrekullueshëm dhe një nënë e shkëlqyer. Ajo kurrë nuk e përdori punën për të më lënë pas dore mua. Mbaj mend kur isha fëmijë, sado e lodhur të ishte kur kthehej nga puna, kur vinte në shtëpi më puthte. Madje ditën tjetër nuk ankohej pse e zgjoja që në 6 të mëngjesit,”- është shprehur Costanza, e bija e Edith Gonzales.

Edith Gonzalez vdiq një javë më parë, pasi vuajti nga një kancer që përkeqësoi shëndetin e saj. Vdekja e aktores tronditi vendin, pas një karriere të gjatë në televizion ku aktroi në disa telenovela të mirënjohura meksikane.

Burimi: RT

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fjalët rrënqethëse të së bijës momentet e fundit te salome salome fjalët rrënqethëse të së bijës momentet e fundit te salome salome

Sondazh

Poll