Investimet strategjike, kërkohet shtyrje e afatit deri në 31 dhjetor 2023
Ligji për investimet strategjike i cili u miratua në vitin 2015 parashikon një sërë aspektesh, që nga kushtet që duhet të plotësohen nga subjektet përfituese të...
Pas rënies sistematike, të papunët afatgjatë pësuan rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në totalin e të papunëve 68.8% e tyre ishin të papunë afatgjatë.
Sipas përcaktimeve të INSTAT të papunë afatgjatë janë personat që kanë qenë të papunë për një vit ose më shumë. Këto janë persona e papunë që kanë kërkuar punë për një vit ose për një kohë më të gjatë ose që janë larguar nga puna e tyre e fundit para një viti ose më shumë se një viti.
Informacioni për të papunët afatgjatë gjenerohet nga Anketa e Forces të Punës.
INSTAT raportoi në tremujorin e dytë të vitit 2021 personat e papunë afatgjatë në totalin e të papunëve u rriten me rreth 12 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë te vitit.
Historikisht mbi gjysma e papunëve vuajnë nga mungesa e një pune me pagë për më shumë se një vit.
Treguesi kishte ardhur në rënie vitet e fundit nga 70 % në tremujorin e katërt 2017 në 56.2% në tremujorin e parë 2021. Por në tremujorin e dytë të papunët afatgjatë u rritën shpejt dhe më së shumti i takojnë sektorit bujqësor.
Treguesit e punësimit në sektorin e biznesit u përmirësuan këtë vit, por bujqësia ka shfaqur dobësi.
Pandemia Covid-19 e ka ndikuar dinamikën në tregun e punës. Grupet më të ekspozuara ndaj papunësisë ishin të rinjtë dhe punonjësit sidomos në tregun informal të punës që nuk patën mundësi të përfitojnë nga paketat e ndihmës.
Veç të tjerash pandemia e përkeqësoi eficensën e hallkave të ndërmjetësimit në tregun e punës. Bizneset në të gjithë sektorët, por sidomos prodhimi dhe ndërtimi po vuajnë mungesën e punonjësve, ndërsa në disa qarqe të vendit vuajnë norma të larta të papunësisë.
Në tremujorin e dytë 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart është 11,6 %. Niveli i papunësisë u ul me 2,5 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020 dhe me 1,9 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,0 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 0,9 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm rritet me 1,5 pikë për qind./MONITOR
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Ligji për investimet strategjike i cili u miratua në vitin 2015 parashikon një sërë aspektesh, që nga kushtet që duhet të plotësohen nga subjektet përfituese të...
TIRANË – Fitimet e transferuara nga investitorët e huaj jashtë vendit këtë vit janë në nivelet më të lartë historike. Sipas statistikave të Bilancit ...
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të gjithë personat fizikë dhe ata juridikë se të ardhurat që realizohen nga kriptovalutat, si të ardhura të ligjs...
SHQIPËRI – Sektori bankar rriti më tej fitimin me 1.8 miliardë lekë për muajin tetor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një vijimësi të përmi...
Pas një 2020-e me ulje dhe ngritje, që kaluan baret dhe restorantet (këto struktura shërbimi bashkë me klubet e natës ishin të parët që u mbyllën me shfaqjen e ...
Turizmi është gjallëruar ndjeshëm gjatë 9 muajve të këtij viti, duke iu afruar edhe niveleve të parakrizës, për shkak të ecurisë së mirë në tremujorin e tretë t...
Është fundjavë. Shiu duket se nuk ka ndërmend të pushojë, por asgjë nuk j pengon ata të vendosin mushamanë në tokë, mbi kartonin që u shërben si tapet dhe ...
Nga Les Nemethy*Politika monetare gjatë viteve të fundit ka qenë më e lehtësuara në historinë e tregjeve financiare. Rezerva Federale e SHBA-së ka blerë rreth 8...
TIRANË- Qeveria shqiptare është përballur në vijimësi me kritika të shumta, sidomos në lidhje me rrugën që ndoqi për të kapërcyer vështirësitë ekonomike të...
Gentian Ziu mbylli derën e serrës së tij në Kutalli të Beratit, duke lënë pas një aromë të rëndë nga domatet e kalbura dhe u nis për protestë në Tiranë. Ai ka s...