Art&Argëtim

‘Punoja në diskotekë’/Beniada tregon vështirësitë:18 vjeç më kërkonin dorën tek mami

9 Dhjetor 2021, 21:58 Nga DOSJA
‘Punoja në diskotekë’/Beniada tregon

TIRANË- Modelja Beniada Nishani është një nga banoret elegante të ‘Big Brother Vip’, por edhe ajo në moshën 18-vjeçare ka qenë toplake. Këtë e ka treguar vetë Beniada e cila si rrallë herë ka treguar vështirësitë që ka kaluar për të paguar shkollën. Modelja në një bisedë me Meridianin ka treguar se i është dashur të punojë në diskotekë edhe pse i ati e ka pasur vdekje të punonte atje. Më tej ajo ka rrëfyer se që në moshën 18-vjeçare i kanë kërkuar dorën tek e ëma dhe të gjithë e thërrisnin ‘lulelakër’ se ishte topolake.

“Isha në vit të dytë. Librat bënin shumë shtrenjtë dhe fillova punë në një diskotekë si kasiere. Babi e kishte vdekje se kthehesha në shtëpi vonë, kishte frikë dhe më priste zgjuar. Unë vetëm merresha me biletat, por një gabim të bëje ishte shumë problem sepse i paguaja nga xhepi”,– u shpreh Beniada.

“Sa bëra 18-vjeçe filluan t’i vinin kërkesat mamit nga Shqipëria dhe Italia. Thoshin “Ajo goca Lindës, ajo topolakja, sa vjeç është goca tani”. Kam qenë e mbushur, më thoshin ‘lulelakër’. I thoshin mamit ‘E ke gocën si lulelakër’, se isha bufe. “Çfarë bën Beniada, çfarë dëshire ka, do të punojë?’ Larg e larg. ‘Po a ka njeri Beniada?’ Mami gjithmonë i thoshte: ‘Goca nuk do, kot, se ishte ajo vetë që nuk donte!”- u shpreh modelja.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beniada nishani meridiani beniada nishani meridiani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Dhjetor 2021, 16:43

Vidal shijon dëborën me “Panditën” e tij

Milano-Arturo Vidal ka publikuar ditën e sotme një video duke shëtitur me të dashurën e tij Sonia Isaza në motin e keq me dëborë.Futbollisti i Interit në videon...