Editorial

SHËNIM: Vendimi i Kushtetueses për ’30 qershorin’, Presidenti i detyruar ta zbatojë

8 Dhjetor 2021, 12:45 Nga DOSJA
SHËNIM: Vendimi i Kushtetueses për ’30 qershorin’,

Nga Dosja.al

“Presidenti i Republikës, është në krah të qytetarëve shqiptarë, të cilët e dinë më së miri të vërtetën e 30 qershorit 2019; është në krah të marrjes së vendimeve, dhe jo të shmangies së qëllimshme nga marrja e përgjegjësive; është në krah të shtetit të së drejtës, dhe jo të shtetit të kapur; dhe këto parime të palëkundura të Presidentit, nuk ka vendim gjykate, që të mund t`i ndryshojë”.

Kjo ishte deklarata mbyllëse e këshilltarit juridik të Presidentit, Bledar Dervishaj, në reagimin zyrtar për vendimin e Gjykatës Kushtetues.

Vetë Presidenti ka deklaruar më parë se njeh një autoritet më të lartë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, që është Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Disa herë Meta ka lënë të kuptohet se nuk do të mjaftohet me vendimin e Kushtetueses për zgjedhjet lokale, duke e çuar në Strasbourg për një vendim që del mbi Gjykatën shqiptare. Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe kur është pyetur nëse do të shpallte zgjedhjet e pjessshme lokale, pasi vendimi i Kushtetueses të marrë fuqi, duke u publikuar në Fletoren Zyrtare. Duket se publikimi në Fletoren Zyrtare, që pritet të ndodhë deri në fillimin e javës që vjen, do të krijojë një tjetër ngërç Kushtetues dhe nuk do të sjellë zgjidhje për 5 bashkitë që janë tashmë pa kryetar, për qytetarët që presin të zgjedhin administratorin lokal, që deri tani e kanë të imponuar nga Kryeministri ose nga rrethanat.

Pyetja mbetet, çfarë do të bëjë Presidenti pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi? Kësaj mund t’i japë përgjigje neni 132 i Kushtetutës, që thotë që në pikën 1: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.”

Nuk ka asnjë pikë dhe asnjë nen tjetër në Kushtetutë që të lejojë Presidentin madje as Parlamentin, të rishikojë, ose të ankimojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kështu që Presidenti është i detyruar nga Kushtetuta që, pas publikimit të vendimin në Fletoren Zyrtare, të njohë vendimin. Vendimi nuk legjitimon zgjedhjet lokale, por përderisa nuk ka asnjë padi tjetër kundër tyre, nuk ka më asnjë arsye që të mos shpallen zgjedhjet e pjesshme, për t’u mundësuar qytetarëve të zgjedhin vetë qeverisjen lokale.

Neni 132

(Ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.7.2016)
1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të urdhërojë që vendimi i saj, me të cilin ka
shqyrtuar aktin, të fillojë efektet në një datë tjetër.

(e.a.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial gjykata kushtetuese ilir meta kushtetesja per 30 qershorin zgjedhjet lokale të 30 qershorit gjykata kushtetuese ilir meta kushtetesja per 30 qershorin zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll

Editorial 21 Nëntor 2021, 15:20

Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

Sa herë që shfletoj artikujt nga gjeopolitika dhe ndjej nevojën për të shkëputur disi nga realiteti, mendoj për Alsasën. Deri në Luftën e Dytë Botërore, histori...