Art&Argëtim

“Më mbeti peng”/Vdekja e Hueyda El Saied,Arjan Konomi: Mbante ditar, do e publikojmë

8 Dhjetor 2021, 08:29 Nga DOSJA
“Më mbeti peng”/Vdekja e Hueyda El Saied,Arjan Konomi: Mbante

TIRANË– Vdekja e papritur e Hueyda El Saied në moshë të re tronditi publikun shqiptar. Miku i saj, Arjan Konomi, gjatë një interviste në emisionin “Rudina” në rrëfen se artistja kishte kohë që i ishte nënshtruar kurimit në luftën ndaj sëmundjes me armën e saj më të fortë: buzëqeshjen. Ndarja e saj nga jeta, përveçse një boshllëk, ka lënë një peng te Arjani.

‘Hueyda shkoi një vit e gjysmë duke bërë kura, që nga kimiot që i ka bërë para një viti e u duk sikur u bë mirë. Rifilloi përsëri…Me mua dhe me një mikeshën tjetër të saj fliste, edhe neve nuk na tregonte si ishte gjendja e saj shëndetësore. Gjithmonë kishte optimizëm, merrte pjesë në biseda, qeshte se në fund të fundit harrojmë ndonjëherë dhe hidhemi te problemi jonë. E pyesja për gjërat e mia, i tregoja për gjërat e mia, por për veten e saj thoshte jam mirë shkoj bëj kimio, e tregonte me aq pozitivitet, nuk di çfarë fjale të gjej…nuk donte të transmetonte as pikëllim, as të të bënte të ndiheshe keq. Këto dy muajt e fundit këmbëngula që të shkoja. Më mbeti peng që nuk shkova. Nuk donte që t’i shkoja, më thoshte “jam në spital nuk lejohet prej koronës, lejohet vetëm bashkëshorti vetëm gjysmë ore në ditë”. Pastaj doli nga spitali një periudhë kohe, i thashë” do vij do rri disa orë”. Nuk donte që unë ta shikoja si ishte gjendja e saj tamam, megjithëse unë e kisha kuptuar dhe e kisha dyshuar, por vazhdoja bëja atë lojë për mos t’i dhënë të kuptonte.’- u shpreh Arjani.

Konomi, zbuloi se Hueyda ka lënë pas një tjetër copëz nga vetja, një ditar ku ka shkruar çdo gjë gjatë eksperiencës së sëmundjes.

‘Unë nuk kisha mundësi prej punës të qëndroja më tepër në Luksemburg, por do të shkoj së shpejti përsëri. Dua të them diçka që po e them këtu për herë të parë dhe e preka në fillim të emisionit. Hueyda ka shkruar shumë gjatë kësaj kohe. Thierry i ka ato dhe do shkoj t’i shohim bashkë, mbase do të arrijmë t’i publikojmë. Ka mbajtur shumë shënime, ka treguar, ka rrëfyer. Nuk ka treguar gjatë kohës që ishte sëmurë sepse nuk donte dhembshurinë e njerëzve, ama ka lënë një testament që më tepër do të jetë një mesazh për femrat, për gratë, për jetën, për kujdesin që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe sidomos ndaj tumorit të gjirit. Folëm pak me Thierry, por nuk ishte momenti.’- tha Arjan Konomi.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arjan konomi hueyda el saied arjan konomi hueyda el saied

Sondazh

Poll