Ekonomi

Bie çmimi i naftës në bursa/ Ende nuk është reflektuar rënia në Shqipëri

2 Dhjetor 2021, 19:33 Nga DOSJA
Bie çmimi i naftës në bursa/ Ende nuk është

Fuçitë e naftës po tregtohen në nivelet e 67 – 71 dollarë duke pësuar një ulje me 10 dollarë nga çmimet historike të dy javëve më parë.

Në Shqipëri rritja e çmimit të naftës ishte graduale ndërsa nga niveli i 160 lekëve në muajin shtator shkoi deri në 195 lekë në fillim nëntori me një rritje gati 15% brenda dy muajsh. Gjergj Buxhuku i “Konfidustrisë” parashikon kur do të reflektohet kjo ulje.

“Në tregjet botërore, çmimet prej dy javësh kanë rënë me 15%. Gjithashtu edhe Maqedonia e Veriut ka marrë një vendim për të ulur çmimin e naftës, edhe pse aktualisht ata e kanë 30% më të ulët se në. Unë mendoj se do nevojitet edhe një muaj në mënyrë që të reflektohet një ulje çmimi në Shqipëri”.

Në Shqipëri një litër naftë taksohet deri në nivelin e 110 lekëve, por për administratorin e Konfindustrisë ulja e taksave nuk është zgjidhje:

“Nuk besoj se është zgjidhje në momentet kur tregu funksionon si kartel dhe të gjitha këto përjashtime do të përfundojnë në xhepat e kompanive, jo në ulje çmimi për individët dhe bizneset”.

Nafta është edhe një nga produktet kryesore që po udhëheq rritjen e inflacionit në vend, si dhe ndikon në ekonominë e përgjithshme duke rritur çmimet e produkteve të tjera. Ulja e saj do të thoshte një stabilizim të tregut, ndërsa Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në viti e ardhshëm çmimet do të vijën në ulje.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë cmimi i naftes covid omicron banka e shqipërisë cmimi i naftes covid omicron

Sondazh

Poll

Ekonomi 30 Nëntor 2021, 22:20

Trendi që i kushton shëndetit të fëmijëve

Blerta Ahmeti, nga Prishtina, mundohet që vajza e saj Borea, tri vjeçe e gjysmë, të shpenzojë sa më pak kohë në pajisjet teknologjike. Blerta, e cila me ...

Ekonomi 26 Nëntor 2021, 13:58

ONE Telecommunications forcon pozitën në treg

TIRANË– Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elekt...