Ekonomi

Blerjet online të pabesueshme/ Shqiptarët të fundit në Europë për tregtinë online

30 Nëntor 2021, 19:40 Nga DOSJA
Blerjet online të pabesueshme/ Shqiptarët të fundit në

“Nuk më pëlqen të blej online sepse malli më ka ardhur difektoz. Është ndryshe nga ç’të thonë. Nuk kam besim. Është ndryshe kur shkon fizikisht në dyqan për ta provuar ta shohësh me sy vetë!”, shprehen qytetarët.

Pavarësisht përshtypjes së njerëzve, pjesa më e madhe e tyre e ka provuar eksperiencën e porosisë virtuale sidomos gjatë periudhës së izolimit prej pandemisë së Covid 19. Pazari online ka pësuar një rritje në Bashkimin Europian, ku vendin e parë e mbajnë anglezët. ndërsa në rajonin e Ballkanit perëndimor për blerjet online kryeson Kosova.


Përdorimi i internetit nga të rinjtë 25-34 vjeç ndikon që të jenë konsumatorët më të rregullt të porosive online, në krahasim me personat mbi 65 vjeç të cilët kanë përdorur internetin për blerje vetjake vetëm 33% e tyre në BE. Rrobat, këpucët dhe bizhuteritë janë mallrat më të shitur përmes internetit, vijuar më pas nga mobiliet e shtëpisë dhe ushqimet.

Për mallrat dhe shërbimet online më së shumti shpenzojnë në vlerat nga 100 euro deri në 500 euro. Ndërkaq ka një kategori konsumatorësh që shpenzojnë më pak se 50 euro.

Marrë nga Top Channel 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi blerjet online covid-19 konsumatorët mall difektoz perdorimi i internetit blerjet online covid-19 konsumatorët mall difektoz perdorimi i internetit

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Nëntor 2021, 13:58

ONE Telecommunications forcon pozitën në treg

TIRANË– Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elekt...