Art&Argëtim

Këngëtarja amerikane Christina Aguilera shpallet ikonë e muzikës

2 Dhjetor 2021, 08:22 Nga DOSJA
Këngëtarja amerikane Christina Aguilera shpallet ikonë e

SHBA- Këngëtarja amerikane Christina Aguilera do të shpallet ikonë e muzikës për vitin 2021 në ‘People’s Choice Awards’. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtari latin Becky G do t’ia dorëzojë çmimin Aguilerës në ceremoni. Çmimet ‘People’s Choice Awards 2021’ do të jepen të martën, 7 dhjetor.

“Ka një arsye pse Christina Aguilera është ikonë e muzikës. Ajo jo vetëm që ka një zë të jashtëzakonshëm, por, si krijuese, prodhon muzikë që ngjall emocione të vërteta. Christina është një idhull dhe ne mezi presim të festojmë sukseset e saj dhe t’i japim asaj çmimin “Ikona e Muzikës”, – tha Jen Neal, zëvendëse e ‘People’s Choice Awards’.

Ndërkohë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram ka treguar se ndihet shumë e entuziasmuar që do të rikthehet në skenën e ‘People’s Choice Awards’. 

“Është nder për mua të fitojë çmimin e parë të ikonës së muzikës, këtë vit në PCA. Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e People’s Choice Awards dhe të festojmë më 7 dhjetor”,– ka shkruar Aguilera.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ‘people's choice awards 2021 christina aguilera ikone e muzikes ‘people's choice awards 2021 christina aguilera ikone e muzikes

Sondazh

Poll