Insights

Bombat e Bild, “shpërthen” Bushati: Virilitet barkderrësh, të vazhdojnë t’i tundin hallatet nëpër telefona

20 Qershor 2019, 06:28 Nga DOSJA
Bombat e Bild, “shpërthen” Bushati: Virilitet barkderrësh,

Këtë të mërkurë në mbrëmje, ndërsa Edi Rama fliste urtësisht në një intervistë të TV publik, në të gjitha ekranet e tjera, familjeve shqiptare iu ngjall krupa, duke dëgjuar përgjimet e reja të Bild.

Ndryshe nga herët e tjera, kur kemi parë një film me hajdutë, banditë, kriminelë, narkotrafikantë, këtë radhë e reja ishte tjetër: këta rilindas masakrues votash, dolën para së gjithash edhe njerëz të shëmtuar dhe banalë.

Nuk kishte një bisedë të vetme, kur ministra, deputetë shefa policie, mos përmendnin në zhargonin e tyre të përbuzshëm, organin e tyre mashkullor.

Ky virilitet barkderrësh, që flasin si nën avujt e alkoolit zgjedhor, i transmetuar në “prime time”, ishte neveria e fundit e një historie që filloi si një gafurrje të fortësh dhe përfundoi si një rrëfim i denjë për kronikat e Nurembergut të Hanna Arendt, ka një lajm të ri.

Tani ushtarët e Edi Ramës, nuk i shohim më vetëm si grabitës dhe banditë. Tani ata nuk mund ti rrefuzojmë vetëm si të tillë.

Prej sot diçka ka ndryshuar. Risia është se ata duhet ti rrefuzojmë edhe për krupën që përcollën përmes ekranit drejt e në shtëpitë tona. Ata arritën deri në pikën e paimagjinuar kurrë më parë, për ti përbuzur edhe estetikisht. Ata janë mishërimi njerëzor i banalitetit të së keqes. Tani le të vazhdojnë ti tundin hallatet e tyre në biseda celularësh.

Marrë nga Lapsi.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione 10 pergjimet e reja te bild andi bushati edi rama 10 pergjimet e reja te bild andi bushati edi rama

Sondazh

Poll

Insights 17 Qershor 2019, 10:20

Shqipërinë e bllokoi Edi Rama, jo Brukseli

Në këtë pikë Shqipërinë e solli politika e bërë nga dhe me bandat më të rrezikshme të krimit. Të gjitha të dhënat dëshmojnë tashmë se bandat e krimit janë përdo...

Insights 16 Qershor 2019, 12:34

Saga e një pasioni

Kur pashë Lindën që doli nga shtëpia e Nikos mendova në fillim se janë kushërinj. Niko qe shoku im prej vitesh. U ndamë në universitet,ai për oficer,unë për gaz...

Insights 12 Qershor 2019, 17:26

Urime 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës miq!

Urime 20 vjetorin e çlirimit te Kosoves miq! ## Ku jemi pas 20 vitesh! Pa polici e ushtri serbe neper kembe dhe te lire e te pavarur (deri diku) etj etj!...