Art&Argëtim

Gazetari i kërkon ndjesë Adele me vargjet e saj: Falja është më e lehtë në fshehtësi

27 Nëntor 2021, 19:50 Nga DOSJA
Gazetari i kërkon ndjesë Adele me vargjet e saj: Falja është

AUSTRALI– Gazetari televiziv australian, Matt Doran, i ka kërkuar falje këngëtares britanike Adele për faktin se nuk e kishte dëgjuar albumin e fundit të këngëtares përpara se ta merrte atë në intervistë. Programin e kësaj të shtune në Weekend Sunrise Doran e përmbylli duke pranuar se kishte “fyer” Adelën dhe duke i kërkuar falje këngëtares, fansave të saj dhe shikuesve të kanalit.

Teksa kërkonte falje, Doran përmendi dhe një frazë të një prej këngëve të Adele ‘ndonjëherë falja është më e lehtë në fshehtësi’, si për të lënë të kuptohej që tashmë ai e kishte dëgjuar tashmë albumin e këngëtares.

“Mendova se ishte e mjaftueshme të flisnim për rikuperimin pas divorcit, se kishte të bënte me fuqizimin dhe do t’i frymëzonte njerëzit të merrnin guximin për të drejtuar jetën e tyre në një drejtim të ri. Ne folëm për paradoksin se si është të jesh artisti më i famshëm në botë, por që urren famën, diskutuam gjerësisht edhe konceptin e artit të pastër, madhështinë e zërit të Adele, si duhet të jetë të dëgjosh atë tingull të të dalë nga goja. Por e gjithë kjo nuk ka rëndësi sepse, duke humbur lidhjen e albumit, sido që mund të përpiqem ta justifikoj, e kam fyer Adelën. Adelës i them, kurrë nuk të kam shpërfillur me vetëdije duke mos dëgjuar qëllimisht punën tënde. Më vjen shumë keq. Unë gjithashtu u kërkoj falje fansave australianë të Adelës dhe … shikuesve tanë, të cilëve për shkak të gabimit tim u është mohuar kjo intervistë. Unë nuk e pres të më falë, por i detyrohem një falje. Ndonjëherë falja është më e lehtë në fshehtësi,”- tha Doran.

Doran bëri bujë ndërkombëtare këtë javë për intervistën e tij me këngëtaren, e cila u anulua pasi ai pranoi se kishte dëgjuar vetëm një këngë nga puna e saj e fundit, 30. Pamjet nuk janë publikuar ende.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele matt doran adele matt doran

Sondazh

Poll