Art&Argëtim

Ishte imazhi i National Geographic, Italia strehon emigranten afgane

26 Nëntor 2021, 16:44 Nga DOSJA
Ishte imazhi i National Geographic, Italia strehon emigranten afgane

ITALI – Sharbat Gula, e njohur si “Vajza Afgane” me sy të gjelbër, e cila është shfaqur në ballinën e revistës National Geographic më 1985, është evakuuar në Itali, ka thënë Qeveria italiane.

Shtetasja afgane, Sharbat Gula ka arritur në Romë”, ka thënë Zyra e kryeministrit, Mario Draghi, më 25 nëntor.

Sipas Daily Sabah, qeveria italiane ka thënë se u është përgjigjur kërkesave nga organizatat joqeveritare “që ajo të udhëtojë në Itali, në kuadër të programit të zgjedhur për evakuim të shtetasve afganë dhe planit qeveritar për t’i pranuar dhe integruar ata”.

Me shikimin e saj shpues dhe një mbulesë të kuqe në kokë, Gula është kthyer në refugjaten më të famshme të Afganistanit, kur fotografi amerikan, Steve McCurry, i ka bërë një foto në një kamp të Pakistanit më 1980, e cila më pas ishte publikuar në ballinën e revistës National Geographic.

Gula ka arritur në një kamp në Pakistan më 1980 si jetime gjatë pushtimit sovjetik në Afganistan. Identiteti i saj është zbuluar më 2002, pasi McCurry është kthyer në atë rajon dhe e ka kërkuar. Më 2016 ajo është dëbuar në Afganistan, pasi Pakistani ka thënë se ajo ka mashtruar me dokumente identifikimi.

Në muajin shtator, Italia ka thënë se ka evakuuar pothuajse 5,000 afganë, pasi talibanët kanë marrë pushtetin në muajin gusht.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete afganet afganet ne itali emigrantet ne itali italia afganet afganet ne itali emigrantet ne itali italia

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Nëntor 2021, 15:39

FOTOT/ Na ishte njëherë ushtria shqiptare…

TIRANË -Shqipëria ka një traditë të pasur ushtarake, e cila shënon fillimet e saj që në kohët antike, por një ushtri të mirëfilltë të strukturuar Shqipëria...

Art&Argëtim 26 Nëntor 2021, 13:25

Luana Vjollca publikon foton e parë me mbesën

TIRANË- Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë të vajzës, Marget. Luana Vjollca mezi e ka pritur këtë moment e përshkroi ndjesinë...