Ekonomi

Angel, zhigoloja shqiptar që e filloi karrierën në stripet e Greqisë, ofronte ekstra

25 Nëntor 2021, 19:54 Nga DOSJA
Angel, zhigoloja shqiptar që e filloi karrierën në stripet e

TIRANË– Quhet Angel Spaho. Është 32 vjeç dhe prej vitesh ka zgjedhur të bëjë një punë aspak të zakontë. I detyruar prej kushteve të vështira ekonomike kur ishte vetëm 16 vjeç, i vetëm, në pozitat e emigrantit në Greqi, filloi të punonte si striptist në klabet greke dhe madje ofronte dhe shërbime ekstre për klientet kundrejt pagesës.

Në sajë të kësaj pune, Angel fitonte të ardhura të larta falë të cilave paguante strehën ku jetonte dhe shkollimin e tij.

“Si fillim m’u desh ta bëja këtë punë, por m’u duk edhe sikur më plotësonte për arsye financiare dhe më pas fillova u mësove me këtë gjë edhe më sillte shumë të ardhura”.

Në vitin 2010, Angel u kthye në Shqipëri dhe prej atij momenti punon dhe jeton në vendin e tij. Punën që ka bërë për thuajse 15 vite, e pranon pa e gjykuas aspak veten e tij.

“Nuk e gjykoj veten time aspak dhe arsyet përse e kam bërë e di vetëm unë. Është gjithçka që më përket vetëm mua dhe nuk i përkasin askujt tjetër”.

Sot, babai i një djali 11-vjeçar, pas mbylljes së klabeve prej pandemisë, ai nuk punon si stripist apo si zhigolo, por si barist dhe menaxher lokali edhe pse ka studiuar për fizioterapi. Por a do ta zgjidhte sërish Angel të njëjtën punë për të fituar të ardhura më të larta në jetën e tij?

Marrë nga TVKlan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale angel spaho angel spaho

Sondazh

Poll