Ekonomi

Taksa e karburantit për jahtet shkon në 40 lekë, Konfindustria: Penalizoni fermerët

24 Nëntor 2021, 09:44 Nga DOSJA
Taksa e karburantit për jahtet shkon në 40 lekë, Konfindustria:

TIRANË– Konfindustria ka reaguar kundër kërkesës së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese për uljen e taksës së karburantit për jahtet dhe mjetet e tjera të luksit. Duke bërë një krahasim me fermerët, të cilëve sipas paketës fiskale do t’u hiqet rimbursimi i kostove të TVSH-së, favorizohen jahtet.

Nga 65 lekë për litër, në vend që të rritet edhe më shumë, çmimi është propozuar që të ulet akoma më shumë, për të kapur 40 lekë.

Konfindustria shprehet se kjo ulje është e papranueshme jo vetëm ekonomikisht por edhe moralisht, pasi për shkak të këtij vendimi, buxheti do të humbasë 14 milionë dollarë.

“Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme ekonomikisht dhe mjaft e rëndë moralisht ulja e taksës së karburanteve nga 65 leke/liter në 40 leke/litër për mjetet lundruese. Kërkesa për ulje të taksës së karburanteve për mjetet lundruese është bërë gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare të draftit të Paketës Fiskale 2022.  Konfindustria vlerëson, se buxheti i shtetit në një rast të tillë do të humbte drejtëpërdrejt të paktën 14 milion$ USD pa llogaritur sasitë e padeklaruara. Gjate gjithë viteve të mungesës së taksës së mësipërme nuk janë arkëtuar mbi 50 milionë $USD/vit në buxhetin e shtetit në përfitim të kompanive tregtare oligopol të karburanteve. Moralisht është e papranueshme mosarkëtimi i shumës së mësipërme, në kushtet kur në buxhetin e vitit 2022 për shkak të shtrengesës financiare për dhjetramijë fermerë, është hequr rimbursimi i kostove mbetëse të TVSH-së. Konfindustria i kërkon komisioneve parlamentare, që jo vetëm të mos ketë ulje të taksës së karburanteve për kategoritë e mjetet lundruese, por të shikohet rritja dhe përcaktimi i nivelit të taksës sipas politikave të vendeve të BE dhe rajonit,”- thuhet në reagimin e Konfindustrias.

Dje në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, por edhe në të Ekonomisë është diskutuar lidhur me taksën e karburanteve. Gjatë diskutimeve, përveç uljes së taksës propozohet që ky taksim të zbatohet vetëm për mjetet lundruese me destinacion jashtë ujërave territorial, ndërsa ata që do të lëvizin në territorin shqiptar, nuk do të paguajnë taksë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi konfindustria taksa per karburantin e jahteve konfindustria taksa per karburantin e jahteve

Sondazh

Poll

Ekonomi 22 Nëntor 2021, 12:58

Bursa studentore nga One Telecommunications

One Telecommunications sjell programin e bursave “One Scholars”, të vlefshme për Universitetin Amerikan të Kosovës/Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosov...