Ekonomi

‘Ekonomia’ miraton 10% të TVSH-së te inputet bujqësore. Përplasje Ibrahimaj-Braçe

22 Nëntor 2021, 11:53 Nga DOSJA
‘Ekonomia’ miraton 10% të TVSH-së te inputet

TIRANË– Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi ndryshimet për vendosjen e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore, heqjen e TVSH-së 6% të kreditueshme dhe përjashtimin nga TVSH-ja makineritë e importit për investime deri në 500 mln lekë nga 50 mln lekë.

Gjatë mbledhjes së sotme, pati përplasje mes ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe deputetit socialist Erion Braçe lidhur me rritjen e çmimeve të imputeve bujqësore. Ndërsa në fjalën e tij, deputeti tjetër socialist, Vullnet Sinaj tha se zbatimi i një skemë që subvencionon për litër qumështin e fermerit jep mundësi prodhuesit për të qenë konkurrues me vendet e rajonit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pohoi se heqjet e përjashtimeve të sektorit do të zëvendësohen me skema subvencionuese direkte për fermerin, duke shtuar se fondi për vitin që vjen është 3,2 mld lekë. Nga ana tjetër, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku shprehu shqetësimin se këto ndryshime janë në kurriz të 95% të bizneseve dhe favorizojnë sërishmi 5% të bizneseve.

Po ashtu, Braçe propozoi të hiqet përjashtimi nga TVSH-ja që është në ligj për furnizimin me tokë dhe ndërtesë, për zonat rezidenciale jashtë zonave urbane, por edhe në zonat bregdetare, duke përjashtuar vetëm programet e rindërtimit. Por ky propozim sipas ministres do të merret në konsideratë vitin tjetër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Debate në Komisionin e Ekonomisë. Tabaku: Po përjashtoni 95% të bizneseve

E lanë nervat! Braçe bezdiset nga zhurma në Komision, NGRE zërin: A ka mundësi?

Paketa fiskale nxeh Braçen: S’rriten tatimet bashkë me çmimet, gjeni vend veç nesh

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi politike komisioni i ekonomise 22 nentor 2021 komisioni i ekonomise 22 nentor 2021

Sondazh

Poll