Art&Argëtim

Si e fshehu sëmundjen Hueyda El Saied, mesazhi pas prerjes së flokëve

23 Nëntor 2021, 11:53 Nga DOSJA
Si e fshehu sëmundjen Hueyda El Saied, mesazhi pas prerjes së

TIRANË– Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied është ndarë papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare. Balerina dhe ish-moderatorja mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot.

Hueyda El Sayed i befasoi të gjithë kur preu flokët e saj kaçurrela që e karakterizonin, në muajin shkurt të këtij viti. Ish-moderatorja u përball me kritika nga ndjekësit, të cilët i kërkonin të rriste sërish kaçurrelat e saj.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se nëse do të kishte një shkop magjik dhedo të kishte mundësinë të ndryshonte jetën apo pamjen fizike, s’do e fillonte nga flokët.

“Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”.

Mëngjesin e sotëm artistja ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë me kancerin e gjirit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz hueyda el saied ndahet nga jeta hueyda el saued hueyda el saied ndahet nga jeta hueyda el saued

Sondazh

Poll