Art&Argëtim

Instituti ‘Yunus Emre’ nis Javën e Filmit Turk në Shqipëri

23 Nëntor 2021, 09:24 Nga DOSJA
Instituti ‘Yunus Emre’ nis Javën e Filmit Turk në

TIRANË- Instituti ‘Yunus Emre’ i Turqisë do të nisë një Javë të Filmit Turk në Shqipëri. Mediat e huaja shkruajnë se Java e Filmit Turk do të zhvillohet në Tiranë dhe do të zgjasë derinë 26 nëntor.

Festivali pesëditor u fillua me filmin “Yedinci Koğuştaki Mucize” (“Mrekullia në qelinë nr. 7”) në një kinema në Tiranë.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk tha në ceremoni se kinemaja turke dhe industria turke e serialeve televizive kanë fituar zhvillime të rëndësishme vitet e fundit.

” Kinemaja turke dhe industria e serialeve televizive turke kanë hyrë në një periudhë zhvillimi dhe përparimi të rëndësishëm. Ne po arrijmë për fat të mirë në pikën ku mund të flasim për një shkollë tjetër kur bëhet fjalë për kinemanë turke të klasit botëror. Serialet televizive turke kanë një audiencë të konsiderueshme dhe bazë fansash në shumë gjeografi të ndryshme nga Venezuela në Tajvan, nga Suedia në Afrikën Sub-Sahariane.” tha Yoruk.

Aktori i filmit shqiptar Julian Deda tha se festivali ishte një hap për zhvillimin e urave të bashkëpunimit në këtë fushë.

“Filmat dhe serialet turke janë shumë të ndjekur dhe të pëlqyer në Shqipëri dhe janë bërë pjesë e familjes”,- tha Deda.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture java e filmit turk julian deda murat ahmet yoruk tirane java e filmit turk julian deda murat ahmet yoruk tirane

Sondazh

Poll