Art&Argëtim

Sandra Bullock: Vajza ime do të jetë presidente e SHBA-së!

21 Nëntor 2021, 08:20 Nga DOSJA
Sandra Bullock: Vajza ime do të jetë presidente e SHBA-së!

SHBA– Aktorja e njohur Sandra Bullock ka deklaruar se vajza e saj 9 vjeçare Laila do të bëhet presidente e SHBA-së.

Gjatë një paraqitjeje në People (The TV Show) ylli i “The Blind Side” shprehet e bindur se Laila “do të jetë presidente e Shteteve të Bashkuara”.

‘Është thjesht një fakt,‘ thekson aktorja.

Parashikimi i saj i guximshëm erdhi gjatë një bisede rreth prindërimit dhe ëndrrave të saj për të bijën, me Jeremy Parsons. Bullock deklaroi se Laila është “ajo që do të shpëtojë botën në familjen tonë”, kur ajo prezantoi publikisht vajzën e saj në botë në Red Table Talk.

Aktorja adoptoi Laila-n në vitin 2015, e cila kishte qenë në një qendër kujdestarie në Lousiana, rreth pesë vjet pasi adoptoi djalin e saj 11-vjeçar Louis.

Burimi: People

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz presidente e shba sandra bullock shba presidente e shba sandra bullock shba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Nëntor 2021, 19:11

Dita kur linde tregon GJITHÇKA rreth teje

Çfarë tregon data e lindjes për ju? Lexoni artikullin e mëposhtëm për të mësuar disa detaje më shumë. Numerologët thonë se ditëlindja sjell me vete disa ...