Art&Argëtim

A e dinit se….? Shisha ështe më e dëmshme se konsumi i cigares (ARSYET)

18 Qershor 2019, 05:18 Nga DOSJA
A e dinit se….? Shisha ështe më e dëmshme se konsumi i

Tiranë- Shisha, trendi më i ri i gjetur kudo nëpër lokalet e kryeqytetit dhe jo vetëm. Por sa të informuar jemi ne për përdorimin dhe efektet anësore te saj?
Ndryshe nga mendimi që kanë njerëzit se përdorimi i shishës nuk është i dëmshëm, në realitet është e kundërta. Një njeri që kalon një orë nën tymin e shishës, është i barazvlefshëm me një njeri qe thith tymin e 200 cigareve.

Kjo ndodh për shkak se vetëm 3% e metaleve dhe kimikateve filtrohet gjatë përdorimit të shisha-së. Një sasi kjo, e pa mjaftueshme për të mbrojtur organizmin tonë. Uji i përdorur në shisha, nuk bën procesin e filtrimit ashtu siç duhet, duke bërë kështu që konsumuesi të thith një sasi të madhe monoksid karboni, i cili është mjaft i dëmshëm për trupin tonë.
Disa nga efektet anësore të konsumimit të shishës janë bronkitet dhe sëmundjet kronike të mushkërive.
Gjithashtu nëse jeni përdorues i shishës keni një probabilitet më të lartë të atakut të zemrës dhe kancerit. Plakje më të shpejtë të lëkurës si dhe jeni më të rrezikuar për infeksionet orale. Bazuar në qendrën botërore për parandalimin dhe evidentimin e sëmundjeve ( CDC).

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim arsyet pse nuk duhet të pimë shisha dëmet që sjell shisha pirja e shishës arsyet pse nuk duhet të pimë shisha dëmet që sjell shisha pirja e shishës

Sondazh

Poll