Art&Argëtim

Brenda aeroportit më të mirë në botë

16 Nëntor 2021, 13:10 Nga DOSJA
Brenda aeroportit më të mirë në botë

KATAR- Aeroporti Ndërkombëtar Hamad, në Katar tashmë zyrtarisht konsiderohet “aeroporti më i mirë në botë”.

Aeroporti sipas mediave të huaja është i vetmi aeroport në Katar dhe i bën përshtypje vizitorit me teknologjinë e tij imponuese dhe moderne, e cila dominon në të gjitha fushat e saj.

Në pamjet nga aeroporti vihen re komoditetet e shkëlqyera në të gjitha zonat, medyqanet luksoze që disponojnë udhëtarët dhe me ekspozitat e vogla të artit të organizuara në formë instalacioni.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad aktualisht ka një kapacitet prej 29 milionë vizitorësh në vit, trefishi i numrit të udhëtarëve që kalojnë nëpër kryeqytetin e Katarit çdo vit. Megjithatë, planet e zgjerimit tashmë janë duke u zhvilluar, me aeroportin që synon të strehojë gjithsej 58 milionë njerëz, në funksion të Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri aeroporti më i mirë në botë aeroporti ndërkombëtar hamad aeroporti më i mirë në botë aeroporti ndërkombëtar hamad

Sondazh

Poll