Editorial

Del videoja, deputeti demokrat bisedon me Taulant Ballën, pastaj voton pro rezolutës për Metën

13 Qershor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Del videoja, deputeti demokrat bisedon me Taulant Ballën, pastaj voton pro

TIRANË- Kuvendi miratoi ditën e sotme me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim, rezolutën kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndër deputetët që kanë votuar pro kësaj rezolute është edhe Halit Valteri, i dalë nga lista e Partisë Demokratike.

Dosja.al, ka siguruar një video të disa momenteve para votimit të rezolutës në Kuvend, ku shihet Valteri teksa bisedon për disa çaste me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e më pas largohet nga salla e Kuvendit.

Valteri kthet në momentin e votimit dhe vota e tij shkon në favor të rezolutës dhe kundër Presidentit Ilir Meta.

Nuk dihet se çfarë ka biseduar Balla me deputetin Valteri, por ajo që mund të themi është se pas këtij momenti, rezoluta kundër dekretit të Presidentit kaloi me 100 vota, mes tyre edhe atë të deputetit në fjalë.

Ditën e sotme, 6 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial deputeti halit valteri valteri bisedon me ballën valteri kundër metës valteri voton pro rezolutës deputeti halit valteri valteri bisedon me ballën valteri kundër metës valteri voton pro rezolutës

Sondazh

Poll

Editorial 13 Qershor 2019, 08:47

Shqipëria ka rrugë të tjera, jo vetëm qorre

1.Tri gjëra nuk do të ndodhin në Shqipëri.Nuk do të ketë zgjedhje lokale, të lira dhe demokratike, më 30 qershor. Nuk do të shkarkohet Presidenti Ilir Meta.Nuk ...

Editorial 12 Qershor 2019, 20:05

Opozita po shushatet pas një date

Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anullimin e 30 qershorit.Menjëherë ...