Ekonomi

Tabaku: Paketa fiskale, ligje me porosi për favorizimin e klientëve të qeverisë

14 Nëntor 2021, 10:14 Nga DOSJA
Tabaku: Paketa fiskale, ligje me porosi për favorizimin e klientëve

TIRANË– Partia Demokratike e cilëson paketën fiskale 2022, paketën më klienteliste dhe për këtë ka shprehur edhe votën kundër. Sot, nënkryetarja e Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku shkruan në një postim në “Facebook” se në paketën fiskale, qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja bizneset që kanë mbi 500 mln lekë. Sipas saj, e gjithë paketa është hartuar në një mënyrë të tillë që të përfitohet nga “të mëdhenjtë” nëpërmjet PPP-ve. Po ashtu, ajo shton në postimin e saj se Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në vend, që në fund do të paguhet nga shqiptarët.

POSTIMI I PLOTË:

Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes! Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes. Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimt të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr perjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla. Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP.

Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimarrje me porosi. Kjo është vendimarrje me standart të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet nderkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë. Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit. Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama. Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri. Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi politike jorida tabaku paketa fiskale 2022 jorida tabaku paketa fiskale 2022

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Nëntor 2021, 06:49

Lojërat e fatit ikën, rilindin kazinotë

Kompanitë e lojërave të fatit ishin historikisht ndër më fitimprurëset në vend, edhe për normë, edhe në vlerë. Por, pas një vendimi politik, nga 1 janari i viti...

Ekonomi 13 Nëntor 2021, 09:06

Biznesi i mirë i koncesioneve dhe ndërtimit

TIRANË- Koncesionet, të dhëna ndër vite, po rezultojnë biznesi më fitimprurës në ekonomi. Mungesa e “dhuruar” e konkurrencës u mundëson operatorëve të fiks...