Art&Argëtim

Mos i shfryni nervat te partneri! Rishikoni financat, parashikimi i horoskopit

13 Nëntor 2021, 06:07 Nga DOSJA
Mos i shfryni nervat te partneri! Rishikoni financat, parashikimi i horoskopit

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ditën e shtunë do të keni takime interesante për shkak të ndikimit të mirë të Hënës. Në punë, do ia dilni të realizoni projektet tuaja pa u ndikuar shumë nga paratë.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri, jepini rëndësi njohjeve ose takimeve që kanë nisur në mes të nëntorit. Në punë nëse keni një projekt që përfshin kontakt me publikun, prisni muajt e ardhshëm për të parë rezultate.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, kjo e shtunë do të sjellë keqkuptime por do të jenë të parëndësishme, ndaj mos rrezikoni me debatet. Në punë, 48 orët e ardhshme do të jenë për të reflektuar në lidhje me projektet e ardhshme.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, Hëna do të ndikojë që këtë fundjavë të përjetoni situata interesante. Në punë është koha e duhur për të kërkuar një takim në funksion të projekteve të reja

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri mund të zgjidhni një problem që ju ka lindur së fundmi. Ndërsa në punë, jepini rëndësi marrëdhënieve profesionale. Duhet të rishikoni cdo gjë që lidhet me financat.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Këtë të shtunë do të ndiheni tepër nervoz, por mundohuni të mos shfryni nervat e javës tek partneri/partnerja. Ndërsa në punë, për ata që janë në kontakt me publikun kjo është një periudhë e favorshme.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, këtë fundjavë do të shijoni qetësinë, por nuk do të mungojnë debatet. Në punë, këto ditë përgjegjësitë nuk mungojnë por duket se nuk jeni rehat me ambientin që ju rrethon.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Falë ndikimit të hënës, mund të keni një takim të vecantë që mund të ndryshojë jetën tuaj. Në punë nëse keni në plan të realizoni një projekt, mos kini frikë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, çiftet që kanë pasur probleme së fundmi duhet të kenë shumë durim. Ruani qetësinë që të arrini në një zgjidhje. Në punë, përpiquni të mbani larg njerëzit që janë të mërzitshëm.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri keni nevojë për pak relaks, dy ditët e ardhshme duhet të përpiqeni t’i ndani me të dashurin tuaj. Në punë duhet të përpiqeni të kufizoni pak sjelljen e tensionuar.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Këto ditë ju ftojnë të jepni sa më shumë dashuri dhe të debatoni për asgjë. Nëse keni një punë që lidhet me komunikimin, ky është një moment i mirë për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Këtë fundjavë ka lindur një dëshirë e madhe tek ju. Bëni mirë t’ia shprehni atij/asaj që ju bën të ndiheni ndryshe. Pritet të keni shpenzime më të larta për shtëpinë. Mund të jeni duke menduar që të ndërroni apartament ose të bëni investime sepse do të zgjeroni familjen.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

horoskopi horoskopi horoskopi ditor parashikimi i horoskopit 13 nentor 2021 horoskopi ditor parashikimi i horoskopit 13 nentor 2021

Sondazh

Poll