Ekonomi

Paketa fiskale 2022, Dhoma Amerikane kritika qeverisë: Po ndryshoni shpesh sistemin

11 Nëntor 2021, 08:49 Nga DOSJA
Paketa fiskale 2022, Dhoma Amerikane kritika qeverisë: Po ndryshoni shpesh

TIRANË- Dhoma amerikane e tregëtisë nuk është dakord me paketën fiskale të gartuar nga qeveria për vitin 2022. Kryetari i kësaj dhome, Enio Jaço u ka dërguar një letër ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajt dhe kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi. Në reagimin e parë për paketën fiskale, Dhoma Amerikane pretendon se është thyer angazhimi publik për ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet. Por në fakt e kundërta ka ndodhur!

Lidhur me këtë pikë, ka pasur ankesa edhe nga komuniteti i biznesit, i cili gjithashtu është shqetësuar për ndryshimet e shpeshta në paketë fiskale dhe tatime.
Një tjetër shqetësim i ngritur ka lidhje faktin që projektligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave, nuk ishte konsultuar më parë me ta, para se të depozitohej pranë Kuvendit.

“Dhoma Amerikane kërkon shtyrjen e afatit të projektligjit, nëpërmjet zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, duke i lënë mundësi grupeve të interesit të ushtrojnë të drejtën e tyre duke u njohur me përmbajtjen e ligjit dhe ofrimin e sugjerimeve për përmirësimin e tij,”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e bërë.

REAGIMI I DHOMËS AMERIKANE TË DREJTËSISË:

Dhoma Amerikane shpreh shqetësimin mbi procesin dhe përmbajtjen e projektligjit si më poshtë: Thyerja e angazhimit publik për një paketë fiskale të qendrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet. Pasi komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm, mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet, si dhe në përshtatje me praktikat më të mira botërore, zyrtarë të lartë duke përfshirë Ministrin e Financave, Kryeministrin, etj., janë angazhuar publikisht për ndryshime më pak frekuente të ligjit, njëherë në çdo 4-vjeçar. Për rrjedhojë, ky projektligj bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike.

Shkelja e Përsëritur e Afateve të Ligjit mbi Konsultimin Publik. Dhoma Amerikane vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitur nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit. Kjo praktikë – fatkeqësisht e përsëritur – është në shkelje të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, i cili i kërkon autoriteteve shtetërore t’i ofrojnë palëve të interesuara një periudhë kohore të përcaktuar për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandimet e tyre në lidhje me projekt-ligjin/et e propozuar. Për arsyet e mësipërme, Dhoma Amerikane kërkon shtyrjen e afatit të projektligjit, nëpërmjet zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, duke i lënë mundësi grupeve të interesit të ushtrojnë të drejtën e tyre duke u njohur me përmbajtjen e ligjit dhe ofrimin e sugjerimeve për përmirësimin e tij.

LEXO EDHE:

Letra nga Dhoma Amerikane e Tregtisë! Kërkesa e Spahos: Na e vini në dispozicion

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi kryesore dhoma amerikane e tregtise enio jaço paketa fiskale 2022 dhoma amerikane e tregtise enio jaço paketa fiskale 2022

Sondazh

Poll