Ekonomi

Përpunuesit e Qumështit propozime për paketën fiskale

10 Nëntor 2021, 09:40 Nga DOSJA
Përpunuesit e Qumështit propozime për paketën fiskale

Propozimet e Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet fiskale 2022 për heqjen e TVSH-së të rimbursueshme 6%, vendosjen e akcizës për gazin 6 lekë/litër në industritë përpunuese, u kundërshtuan nga Shoqata Industria e Përpunuesve të Qumështit.

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës, Donjaldo Hoxha kërkoi marrjen e masave urgjente fiskale në ndihmë të industrisë, si normë të reduktuar të TVSH-së në 6% për produktet shtazore, 10 lekë subvencion për çdo litër qumësht lope/dele/dhi të dorëzuar nga fermeri në pikat e licencuara të grumbullimit ose fabrikat e përpunimit të qumështit dhe heqjen e akcizës 6 lekë/litër për gazin për industrinë e përpunimit të qumështit.

Shoqata e Përpunuesve të Qumështit tha gjithashtu se në këtë industri nuk lejohet të përdoret masivisht qumështi pluhur për produktet e bulmetit. Sipas tyre qumështi pluhur në vend përdoret te pijet me bazë qumështi, akulloret, ëmbëlsirat etj.

Projektligji “Për taksat kombëtare” vendos taksë për qumështin pluhur e importuar dhe prodhuar në vend në vlerën 100 lekë për kg.

Kërkesat e Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumshtit” janë:

Komunikim mbi qumështin pluhur: 

Bazuar në:

Qumështi pluhur NUK lejohet të përdoret në qumështin masiv për konsum dhe në produktet si:

Të gjitha këto produkte me këto emra, prodhohen vetëm me qumësht të freskët lope, dele ose dhie.

Bazuar përsëri në ligjet më sipër, qumështi pluhur lejohet të përdoret në:

Por, edhe në rastet kur përdoret, qumështi pluhur është detyrim ligjor që të deklarohet në etiketën e produktit, në të kundërt, çdo prodhues mban përgjegjësi penale para ligjit. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që konsumatori të ndërgjegjësohet dhe të lexojë etiketën kur blenë produktin për të kuptuar se çfarë është duke konsumuar.

Baza dhe bashkëpunimi i shoqatës sonë është i fokusuar te fermerët dhe aq më tepër ju sigurojmë që ne kemi kontrata si industri e përpunimit të qumështit që kemi financuar qoftë si garantë, qoftë si financues të drejtpërdrejtë, fermerë të ndryshëm për të rritur performancën në fermat e tyre. Nëse qeveria nuk plotëson kushtet e përmendura më sipër fermerët dhe prodhimi i qumështit shumë shpejt do falimentojë. Fokusi i industrisë së përpunimit të qumështit është prodhimi i fermerit shqiptar, prandaj kërkojmë që të gjitha masat fiskale dhe tatimore dhe mbështetja nëpërmjet subvencioneve të orientohen në nxitjen e prodhimit të blegtorëve shqiptarë dhe rritjes së cilësisë së qumështit të prodhuar dhe përpunuar. Nëse qeveria nuk plotëson kushtet e përmendura më sipër, do të ketë një përshkallëzim të reagimit tonë.

Marrë nga : Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi donjaldo hoxha paketa fiskale shoqata industria e përpunuesve të qumështit donjaldo hoxha paketa fiskale shoqata industria e përpunuesve të qumështit

Sondazh

Poll