Ekonomi

Sipërmarrja kundërshton paketën fiskale: Akciza e gazit do të “rrënojë” prodhimin

8 Nëntor 2021, 15:41 Nga DOSJA
Sipërmarrja kundërshton paketën fiskale: Akciza e gazit do

TIRANË– Sipërmarrja shqiptare ka kundërshtuar paketën fiskale për vitin 2022 në Komisionin e sotëm për Veprimtaritë Prodhuese. Gjatë raportimit para komisionit përfaqësuesit e sipërmarrjes kërkuan rishikimin e të gjitha ndryshimeve të propozuara.

Gjatë fjalës së tij, Arben Shkodra kërkoi të rishikohet akciza për gazin duke parashikuar se rritja e çmimit do të krijonte një barrë të rëndë për sektorin prodhures, në një kohë që pritet të ketë probleme me kostot e energjisë elektrike.

Sipas përllogaritjeve vetëm nga akciza për gazin kosto pritet të rritet me 175 mijë euro në vit. Megjithatë kërkesat e sotme të biznesit do të kalojnë për vendimmarrje nga Komisioni i Ekonomisë, i cili është përgjegjës për miratimin e paketës fiskale në vend.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi komisioni per veprimtarine prodhuese tirane komisioni per veprimtarine prodhuese tirane

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Nëntor 2021, 06:23

Të vërteta të pakëndshme për gazin

Është tunduese të fajësosh të huajt për krizën e gazit në Europë. Fajtori kryesor është më pranë shtëpisë“Rusia është një vend arinjsh, jo një vend që tole...