Ekonomi

Prodhuesit vendas: Çmimet nga 1 janari do të rriten me 15%

7 Nëntor 2021, 16:19 Nga DOSJA
Prodhuesit vendas: Çmimet nga 1 janari do të rriten me 15%

TIRANË– Prodhuesit vendas kundërshtojnë paketën fiskale dhe kërkojnë rishikim të saj nga ligjvënësit. Kjo për shkakun e thjeshtë sepse pritet që të shkaktojë rritje të çmimeve. Kreu i shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve, Alban Zusi theksoi se miratimi i paketës fiskale do të sjellë rritje të çmimeve me të paktën 15% duket nisur që nga 1 janari.

Në një artikull të “Abc”, sipas Zusit, rritja e taksave për prodhuesit në kohë krize është e papërballueshme ndaj dhe për të përballuar shpenzimet e tyre, do të detyrohet që të rrisin çmimin.

Po ashtu dhe fasonët e vlerësojnë si qesharake mbështetjen e parashikuar në paketë fiskale për këtë sektor. Ata kërkojnë subvencionim për të ndryshuar makineritë dhe për t’u përshtatur me kërkesat e tregut. Por përveç fasonëve, ankesa ka pasur edhe nga fermerët për heqjen e rimbursimit të TVSH-së prej 6% dhe vendosjes së akcizës për gazin për konsum.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi alban zusi paketa fiskale rritja e çmimeve tirane alban zusi paketa fiskale rritja e çmimeve tirane

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Nëntor 2021, 06:23

Të vërteta të pakëndshme për gazin

Është tunduese të fajësosh të huajt për krizën e gazit në Europë. Fajtori kryesor është më pranë shtëpisë“Rusia është një vend arinjsh, jo një vend që tole...

Ekonomi 6 Nëntor 2021, 06:16

Buxheti 2022, rishpërndarja e padrejtë e taksave

Buxheti publik, që administrohet nga qeveria, është zmadhuar vitet e fundit, kryesisht prej rritjes së normës së taksave, rritjes ekonomike dhe borxhit publik, ...