Bota

‘Blu për Sudanin’, pas masakrës në vend, çfarë po ndodh me foton virale në rrjet?

15 Qershor 2019, 12:34 Nga DOSJA
‘Blu për Sudanin’, pas masakrës në vend,

SUDAN- Çfarë po ndodh në Sudan? Protestat paqësore në vend janë përballur me dhunë të shfrenuar në rrugët e Sudanit, mijëra demonstrues u ngritën kundër grupeve të armatosura. Sudanezët nisën protestat në dhjetor 2018 kundër sundimit të ish-presidentit, Hassan al-Bashir, i cili dha dorëheqjen më 11 prill 2019. (Lexo këtu)

Demonstratat e tyre u nxitën nga qeveria, duke rritur çmimet në vend, duke nisur nga produktet ushqimore dhe buka deri tek karburanti. Kjo çoi menjëherë në kryengritje kundër psuhtetit 20- vjeçar të al- Bashir.

Masakra e 3 qershorit në Sudan, ku më shumë se 100 protestues paqësorë të pafajshëm u vranë, përdhunuan dhe u masakruan gjatë marshimeve në kryeqytetin Khartoum është lajmi në kryefaqet e medieve të huaja.

Forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 124 persona në kryeqytet dhe në të gjithë vendin në një goditje të gjerë, sipas organizatorëve të protestës. Deri më tani është zbuluar se mbi 700 vetë janë plagosur, ka edhe të humbur shifra të cilat nuk janë të sakta.

Pas maskakrës, i gjithë rrjeti ka nisur një fushatë në ndihmë të Sudanit. Lëvizja e mediave sociale, e cila mban tag-un #BlueForSudan filloi kur 26-vjeçari, Mohamed Hashim Mattar u vra gjatë sulmeve nga ushtria.

Menjëherë profili i tij u bë viral në rrjet, foton me ngjyrë blu që tani është në çdo profil të huaj dhe i gjithë rrjetit që publikojnë të njëjtën foto si Mattar.

Këngëtarë, futbollistë, aktorë dh enjerëz të thjeshtë janë ndërgjegjësuar në Instagram dhe Facebook ditët e fundit, ata kanë postuar këtë foto blu për të kujtuar të vrarët në masakër dhe për t’u solidarizuar që kjo të marrë fund sa më shpejt.

Sudani ka pasur dy revolucione, në vitin 1964 dhe 1985, por në të dyja rastet ata përfunduan, me ndërhyrjen e ushtrisë. Sudani dhe Sudani jugor kanë qenë në mosmarrëveshje mbi një sërë çështjesh nga kufijtë në Abyei dhe Heglig të pasura me naftë për të tregtuar që kanë kërcënuar lidhjet dypalëshe që kur kjo e fundit u shpërbë nga Sudani në 2011 sipas një marrëveshjeje paqeje që përfundoi në luftë civile prej dy dekadash.

Përshtatur nga: BBC dhe The Sun 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota blu per sudanin masakra ne sudan situata ne sudan blu per sudanin masakra ne sudan situata ne sudan

Sondazh

Poll