Ekonomi

Ekonomia në vend, guvernatori Sejko: Rritja e inflacionit shkoi në 2.4%

3 Nëntor 2021, 15:16 Nga DOSJA
Ekonomia në vend, guvernatori Sejko: Rritja e inflacionit shkoi në

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur se Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shquipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 0.5 %. Gjatë një konference, Sejko tha se të pandryshuara gjithashtu do të jenë edhe normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, të cilat janë 0.1 dhe 0.9%. Ai ka shtuar se inflacioni në vend ka ardhr duke u ngritur në 3-mujorin e tretë në masën 2.4%

“Këshilli Mbikëqyrës mori në shqyrtim dhe miratoi raportin 3-mujor të politikës kombëtare. Informacioni i ri i marrë në analizë tregon se ekonomia shqiptare po vijon të rimëkëmbet nga goditjet e marra nga tërmeti dhe pandemia. Kjo ecuri vihet re në rritjen e vëllimit të aktivitetit ekonomik, në zgjerimin e punësimit dhe rritjen e pagave, në përmirësimin e bilanceve financiare në sektorin privat si dhe në rritjen e qëndrueshme të kredisë bankare. Informacioni i ri tregon rritje të inflacionit si në ambientin e huaj ashtu dhe në ambientin e brendshëm. Rritja e inflacionit u diktua kryesisht nga goditjet e ardhura si pasojë e disbalancës së kërkesës dhe ofertës në tregjet ndërkombëtare. Ndonëse në rritje, presionet e brendshme për rritjen e pagave, punësimit dhe të inflacionit janë ende të moderuara. Ekonomia shqiptare do vazhdojë të rritet në horizontin afatmesëm e mbështetur nga stimuli monetar, duke krijuar premisa për kthimin e qëndrueshëm të inflacionit objektiv brenda vitit të ardhshëm. Inflacioni erdhi duke u rritur në 3-mujorin e tretë, në masën 2.4%. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 0.5%  Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se materializimit i skenarit bazë, i forimit të rimëkëmbjes do të kërkojë normalizimin gradual të politikës monetare gjatë 3 muajve në vijim”, tha Sejko.

(I.A;k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë gent sejko rritet inflacioni banka e shqipërisë gent sejko rritet inflacioni

Sondazh

Poll