Ekonomi

“Taksat për bujqësinë, të dëmshme”/ Biznesi agro-përpunues: Do shtrenjtojnë çmimet

3 Nëntor 2021, 14:48 Nga DOSJA
“Taksat për bujqësinë, të dëmshme”/ Biznesi

Produktet e shportës shqiptarëve nga 1 janari do tu kushtojnë 6% më tepër nëse miratohet paketa e re fiskale, e cila parashikon heqjen e TVSH-s të rimbursueshme.

Ish-zëvendës ministri i Bujqësisë Alban Zusi thotë se ndryshime fiskale godasin agro industrinë bujqësore dhe ushqimore.

ALBAN ZUSI, QENDRA EKSPORTEVE SHQIPTARE: Në qoftë se kjo masë e heqjes së rimbusimit prej 6 % të produkteve bujqësore nuk do të shoqërohet në mënyrë të menjëhershme , pra në mënyrë paralele me masën e subvencionit të drejtëpërdrejtë të gjitha produkteve bujqësore , automatikisht do të përballeshim me një rritje të kostove të produkteve bujqësore me 6%. Ky 6% do të dali ose nga fermeri, ose nga konsumatori. Ajo cfarë do të ndodhi është se do të rritet çmimi për konsumatorin pasi industrialistit nuk i leverdis të ulë çmimin e fermerit.

Nëse kostot e prodhimit bujqësore rriten sipas Zusit, do të kemi dhe rënie të prodhimit dhe eksporteve. Tryezat tona rrezikojën të shtrohen me produkte importi.

ALBAN ZUSI: Zgjidhja është TVSH-ja autofaturuar është e kreditueshme, por jo e rimbursueshme. Që do të thotë të githa produktet shqiptare që blihen dhe tregtohen brënda vendit në mënyrë formale nuk taksohen ekstra, ndërkohë që TVSH-ja për eksportuesit nuk rimbursohet për të krijuar disbalanca në buxhetin e shtetit. 

Në draftin e projektiligjit Për Tatimin mbi Vlerën e shtuar citohet se nga skema e kompesimit nuk kanë përfituar fermerët, por vetëm industrialistët.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale alban zusi rritja e cmimeve të shportës alban zusi rritja e cmimeve të shportës

Sondazh

Poll