Ekonomi

Katër muaj pasi iu dogj banesa, çifti nga Laçi ende në qiell të hapur, Bashkia i mbyll derën

13 Qershor 2019, 20:37 Nga DOSJA
Katër muaj pasi iu dogj banesa, çifti nga Laçi ende në

Katër muaj më parë çiftit të bashkëshortëve nga Laçi i është djegur banesa, ndërsa streha e tyre ende mbetet një çadër e siguruar nga bashkia.

Doda dhe Dila përkatësisht 65 dhe 60 vjeç, nuk po gjejnë asnjë mundësi nga institucionet për ndonjë strehë tjetër teksa presin dëmshpërblimin nga Drejtoria e Emergjencave Civile.

E vetmja strehë është çadra, e cila me rritjen e temperaturave po bëhet më e vështirë për të jetuar në të.

Asnjë institucion nuk e përkrah çiftin, madje i mbyllen dyert edhe nga bashkia e Kurbinit. Në këto momente për ta e vetmja shpresë janë mediat, të cilat publikojnë problemet që përballen të moshuarit nga qyteti i Laçit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale digjet banesa ne lac laç digjet banesa ne lac laç

Sondazh

Poll