Të jesh shef është në modë, rriten bizneset profesionale në 2018-n
12 Qershor 2019, 06:42Nga DOSJA
Tiranë- Tashmë ka ardhur koha kur dijet dhe profesioni të shpërblejnë më shumë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shërbimet profesionale janë ato që po hapen më shumë vitet e fundit, teksa po mbyllen subjektet tregtare dhe ato të bar kafeneve.
Bizneset që kanë shënuar rritjen më të lartë në vlerë absolute në 2019-n janë ato në “Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit”. 186 subjekte të reja (shtesa neto) të kësaj kategorie u hapën në 2018-n, duke arritur në total në 793. Ndonëse numri total i tyre është i ulët në raport me sipërmarrjen tradicionale të shqiptarëve, atë të tregtisë (ku ka gjithsej 35 mijë subjekte), biznesi i shefave dhe i konsulencës ka arritur një rekord të tijin në 2018-n sa i përket hyrjeve të reja në treg. Në raport me vitin 2013, numri i tyre është katërfishuar.
Bizneset e konsulencës u rrit ndjeshëm vitet e fundit edhe për shkak se shumë profesionistë dolën nga skema e sigurimeve për shkak të tatimit prej 23% mbi pagat mbi 130 mijë lekë (nga 1 janari kufiri u rrit në 150 mijë lekë), dhe u regjistruan si biznese private, si një skemë për shmangin e këtij tatimi të lartë, duke shfrytëzuar hendeqet fiskale (bizneset me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë kanë tatim fitimi zero). Kjo nxiti dhe autoritetet fiskale që të rishikonin legjislacionin këtë vit përmes një pakete ligjore që synonte uljen e shmangieve nga këta individë.
Në vend të dytë është kategoria e “aktiviteteve të shëndetit”, me 129 ndërmarrje të reja të hapura, duke e çuar numrin e tyre në total në 3,321. Vitet e fundit është zhvilluar ndjeshëm mjekësia dhe laboratorët private, si një kompensim i mungesës së cilësisë së shtetit në këtë shërbim jetësor.
Biznesi i tretë me rritjen më të lartë në vlerë absolute është ai i shërbimeve të teknologjisë dhe informacionit, me 117 të tilla. Megjithatë, numri total i këtyre subjekteve prej rreth 1,200 të tilla mbetet i ulët në epokën globale të dixhitalizimit.
Shërbimet juridike e të kontabilitetit po bëhen të preferuara, me 116 subjekte të reja të hapura, duke e çuar numrin e tyre në total në 3,376.
Teksa sipas të dhënave të Moneyval vetëm 8% e transaksioneve të pasurive të paluajtshme kryhen përmes agjencive, duket se ka një hapësirë të lartë për këtë aktivitet. Numri i subjekteve të reja ishte 115, duke arritur në total në 847.
Kërkesa për ndërtime cilësore është rritur vitet e fundit, me shtimine vilave dhe apartamenteve luksoze. Kjo ka nxitur dhe aktivitetet në punime të specializuara ndërtimi, me 109 subjekte të reja, duke e çuar numrin e tyre në total, në 1,848.
Në fund të vitit 2018, në vend kishte 121 mijë biznese (pa përfshirë fermerët), me një rënie prej 4000 subjektesh (-3.3%). 29% e subjekteve totale janë në fushën e tregtisë me pakicë dhe 15% në atë të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve (bareve e restoranteve). Mbylljet e 2018-s ishin pikërisht nga këto dy aktivitete, që kanë qenë historikisht të preferuarat e shqiptarëve, por që tashmë nuk po ecin më, duke ua lënë vendin bizneseve profesionale.
Shqipëria regjistroi raportin më të lartë të kredive me probleme në sektorit bankar mes 17 vendeve në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore.Vendi ynë ra me 1...
TIRANË- Euro vijon të shënojë rekorde të ulëta në raport me lekun vendas, duke zbritur nën 122 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro ës...
GJERMANI- Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian është rritur ndjeshëm në muajt e parë të vitit 2019, shkruan agjencia e lajmeve dpa. Kjo vjen si p...
TIRANË- Ditën e sotme Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Mbretërinë e Ar...
TIRANË:Një ndryshim në paketën fiskale të vitit 2019, që ul tatimin mbi dividendin në 8 për qind nga 15 për qind, me efekt prapaveprues edhe për vitet e më...
TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar urdhrin në lidhje me datën e aplikimit të maturantëve nëpër universitete.Në urdhrin 11 faqësh të publikua...
Tiranë– Në përgjithësi, shqiptarët janë të matur për të administruar të ardhurat e tyre dhe bëjnë llogari para se të bëjnë një shpenzim, por 38% e tyre je...
Një pasqyrë mbi kërkesat e tregutBota po përballet me sfida në rritje për sistemin shëndetësor – plakja e popullatës, pabarazia në sigurimin e barnave dhe shtim...
TIRANË- Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) ka prezantuar rezultatet e vëzhgimit për mjedisin e biznesit 2019, ptë zhvilluar me anëtarët e saj, që janë ...
TIRANË- Teksa maturantët i janë nënshtruar sot testimit në lëndën e gjuhës së huaj, Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e provimit në 206 sh...