Art&Argëtim

Kërkon të hiqen patentat e vaksinave, Charlize Theron: Vendet t’i prodhojnë vetë!

28 Tetor 2021, 09:26 Nga DOSJA
Kërkon të hiqen patentat e vaksinave, Charlize Theron: Vendet

SHBA– Aktorja e njohur, Charlize Theron ka dhënë mesazhin e saj në lidhje me vaksinat. Ylli i Hollivudit thotë se vendet duhet të fillojnë të ndajnë vaksinat nëse duan të arrijnë objektivin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar 70% të planetit vitin e ardhshëm. Aktorja, e cila i është bashkuar organizatës së drejtësisë sociale Ford Foundation, dëshiron që Organizata Botërore e Tregtisë të bjerë dakord për të hequr dorë nga patentat e vaksinave, në mënyrë që vendet të kenë mundësinë t’i prodhojnë vetë ato.

“A na duhet doza e tretë, apo duhet të kthejmë sytë nga vendet në të cilat vaksinimi po ecën me ritme tepër të ngadalta?” pyeti ajo.

Duke folur për BBC, Theron vuri gjithashtu në dyshim programet përforcuese të disa vendeve, kur vetëm 5% e popullsisë së Afrikës është vaksinuar. Aktorja tha se njerëzit duhet të fillojnë të përpiqen të zbatojnë qëllimin e OBSH, në mënyrë që 70% e popullsisë në botë të vaksinohet deri në fund të vitit.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz chalrize theron obsh vaksinat anti-covid chalrize theron obsh vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Tetor 2021, 07:28

Monika Lubonja: Kam qarë për Enver Hoxhën!

TIRANË– Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ se ka qarë kur diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë. Ky isht...