Fiskalizimi/ Kontabilisti: Procesi është i parealizueshëm, të shtyhet edhe 6 muaj
Për shkak të numrit të ulët të bizneseve të vogla të fiskalizuara, por nisur edhe nga problematikat ende të pazgjidhura të procesit dhe ngadalësisë me të cilën ...
Qeveria nëpërmjet buxhetit 2022 autorizoi rreth 2 miliardë dollarë pagesa buxhetore që do të jepen për 7 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik-Privat.
Vlera më e madhe i takon aksit të ri rrugor Milot Fieri i Autostradës Adriatiko- Joniane me vlerë 178 miliardë lekë, ndërsa kontratat e dytë më e madhe është rishpallja e koncesionit të kolaudimit të automjeteve me vlerë 20, 2 miliardë lekë afati i të cilit kishte përfunduar vitin e kaluar.
Për vitin që vjen qeveria do të nënshkruaje një kontratë koncesionare për ndërtimin e një porti të integruar “Triport Vlorë”, me vlerë 5,6 miliardë lekë.
Një koncesion i ri do të jepet për sigurinë rrugore me vlerë 5 miliardë lekë.
Dy koncesione të tjera më të vogla në vlerë do të jepen: i pari për përmirësimin e infrastrukturës brenda qytetit të Elbasanit me vlerë 882 milionë lekë dhe i dyti për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelësave publike PKI me 208 milionë lekë.
Vlera e koncesioneve të reja është 214 miliardë lekë, duke e çuar totalin e tyre 851 miliardë lekë ose 45.6 për qind e PBB-së.
Fatura e pagesave buxhetore ndaj kontratave koncesionare në vitin 2022 do të zgjerohet me 11.3 për qind në krahasim me planin e këtij viti, duke arritur një vlerë prej 13,8 miliardë lekësh (112 mln euro), sipas programit të paraqitur në projektligjin e buxhetit 2022 që tashmë është në Kuvend.
Marre nga MONITOR
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Për shkak të numrit të ulët të bizneseve të vogla të fiskalizuara, por nisur edhe nga problematikat ende të pazgjidhura të procesit dhe ngadalësisë me të cilën ...
Kriza e energjisë është bërë pjesë e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm dhe theksi vihet nën faktin se sidomos kompania e shpërndarjes do të vuajë nga humbja ...
Ministria e Financave njoftoi se ka bërë gati për miratim një paketë fiskale trevjeçare, e cila do të zbatohet gjatë periudhës 2022-2025.Në themel të pak...
Qeveria nëpërmjet buxhetit 2022 autorizoi rreth 2 miliardë dollarë pagesa buxhetore që do të jepen për 7 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik-Pri...
Në projektbuxhetin e vitit 2022, i publikuar nga Kuvendi, financat presin që të mbledhin 537 miliardë lekë të ardhura (4.3 miliardë euro), me një rritje prej 10...
Bankat rritën shkallën e miratimit të aplikimeve për kredi nga bizneset në tremujorin e tretë të vitit.Sipas informacionit që bankat kanë raportuar në Vrojtimin...
Ministria e Bujqësia ka çuar në Kuvend disa ndryshime në Ligjin e “Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, të cilat synojnë të çojnë sektorin më të madh ...
Rreth 7% e atyre bizneseve që përdorin kasat fiskale kanë zgjedhur deri tani të punojnë me pajisjen fiskale të azhurnuar për procesin e fiskalizimit.Nga totali ...
Energjia është kthyer në të mirën më të lakmuar të këtyre ditëve dhe çmimet në bursa kanë prekur nivele rekord teksa u theksua se nuk bëhej më fjalë për ...
TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se është në interes të vendit të merret një borxh më i madh këtë vit në Komis...